SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NË DETYRË SHËRBIMIT CIVIL (Përgjegjës në Sektorin e projektimit dhe planifikimit PPV – PDV, Drejtoria e Urbanistikës)
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE
NGRITJE NË DETYRË SHËRBIMIT CIVIL
(Përgjegjës në Sektorin e projektimit dhe planifikimit PPV – PDV, Drejtoria e Urbanistikës)
Lloji i diplomës: “Arkitekturë” dhe “Inxhinieri ndërtimi”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Në zbatim të nenit 26, të Ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, të Kreut II dhe III të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 me ndryshime, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë shërbimit civil për pozicionin:
Përgjegjës në Sektorin e projektimit dhe planifikimit PPV – PDV, Drejtoria e Urbanistikës: Klasa III-2
Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin civil!
Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për të dy procedurat lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë aplikohet në të njëjtën kohë!
| Afati për dorëzimin e dokumentave për
LËVIZJE PARALELE: |
06 PRILL 2026 |
| Afati për dorëzimin e dokumentave për
NGRITJE NË DETYRË: |
11 PRILL 2026 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:
- Harton procedurat për Planin e Detajuar Vendor;
- Trajton në kohë dhe me profesionalizëm kërkesat e qytetarëve/subjekteve ndërtuese,si dhe korrespondencën me institucionet në përputhje me aktet ligjore ne fuqi;
- Ngarkon me detyra specialistët që ka në varësi.
- Përgjigjet para drejtorit përkatës për shkallën e plotësimit të detyrave të ngarkuara prej tij nga punonjësit që punojnë në sektor / zyrë.
- Zbaton cdo detyrë tjetër që caktohet nga eprori.
| 1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
| 1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III;
- b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë në “Arkitekturë” dhe “Inxhinieri ndërtimi”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
| 1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b- Fotokopje të diplomës perfshire edhe diplomen bachelor. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
h- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
i- Vertetim qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 06.04.2026
Bashkia Vlorë
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
| 1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 08.04.2026 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
| 1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”
- Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
- Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar
| 1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:
- a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
- b) 60 pikë intervista me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
| 1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.
| 2 | NGRITJE NË DETYRË |
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.
| 2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nepunesit civil te nje kategorie paraardhëse (vetem nje kategori me e ulet), te punësuar ne te njëjtin apo në institucione të tjera te shërbimit civil që plotësojnë kushtet për ngritje në detyrë të cilët plotësojnë kërkesat e veçanta per vendin e lire.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (nepunesi civil) në procedurën e ngritjes ne detyre janë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar ne kategorine IV.
- Te mos kete mase disiplinore ne fuqi (te vërtetuar me nje dokument nga institucioni)
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
- Të zotërojnë diplomë në “Arkitekturë” dhe “Inxhinieri ndërtimi”,, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë në “Arkitekturë” dhe “Inxhinieri ndërtimi”,, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”, diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
| 2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b- Fotokopje të diplomës perfshire edhe diplomen bachelor. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
h- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
i- Vertetim qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 11.04.2026 në adresën:
Bashkia Vlorë
Sheshi “4 Heronjtë”
Vlorë, 9401
Shqipëri
| 2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 21.04.2026 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes ne detyre, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
| 2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”
- Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
- Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
| 2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- deri në 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
- deri në 40 pikë për vlerësimin me shkrim
- deri në 40 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
| 2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
|





