SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE 1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)” në Kopshtin “Nr. 2”, Vlorë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)

në Kopshtin “Nr. 2”, Vlorë

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Udhëzim Nr.12, Datë 10.06.2021 Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë”, Listën me rezultatet e kandidatëve të profilit Arsimi Parashkollor, të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2022 ardhur me shkresën nr. 2107/50 Prot., datë 15.09.2022, ardhur nga DPAP, hyrë në Bashki me nr. 10469, datë 19.09.2022,Listën me rezultatet e kandidatëve të profilit Arsimi Parashkollor, të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2022 ardhur me shkresën nr. 2192/1 Prot., datë 16.09.2022, ardhur nga ZVAP, hyrë në Bashki me nr. 10512, datë 20.09.2022, Urdhër Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzim Nr. 30, Datë 12.09.2018 Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, shkresës nr. 50 prot., datë 24.10.2022 “Kërkesë për shpallje vendi vakant” nga Kopshti “Nr. 2”, Vlorë, hyrë në Bashki me nr. 12109 prot., datë 24.10.2022.  

Shpallet procedura për vendin e lirë të punës:

Edukatore (mësues parashkollor) me kohë të plotë:

në Kopshtin “Nr. 2”, Vlorë

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për proceduratdhe kriteret e veçanta bazohen në:

Udhëzim Nr.12, Datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë” me ndryshime.

You may also like...