SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE PUNONJËS ME KONTRATË

REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJER
ËZORE
SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE

PUNONJËS ME KONTRATË

Në mbështetje të Ligjit nr.
139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi
i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,
Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 Kryetarit të Bashkisë
Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe

Funksioneve të deleguara
2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:
1
Specialist në Sektorin e Financës, Ndërmarrja e Pastrimit, Bashkia Vlorë
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

Përgjigjet përpara Përgjegjësit Sektorit Financës për implementimin dhe zbatimin e
proçedurave të lidhura me veprime që gjenerojnë shpenzime dhe/ose të ardhura si dhe garantimin

e përputhshmërisë me ligjin, me qëllim realizimin e misionit të sektorit
të financës;
Zbaton buxhetin vjetor të institucionit dhe të gjitha vendimeve financiare;
Realizon rregjistrimin e të ardhurave dhe regjistrimin e shpenzimeve sipas ligjit brenda vitit
financiar;

Kryen kontabilizimin e shpenzimeve kapitale, shpenzimeve koherente, veprimeve të bankës,
arkës, magazinës, ditarin e veprimeve të ndryshme dhe Thesarit;

Përgatit borderot e pagave, vërtetime për pagat dhe sigurimet shoqërore sipas kërkesave për
punonjesit e institucionit

Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Ndërmarrjes, në përputhje me funksionin dhe
legjislacionin në fuqi

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

1.
Të jenë shtetas shqiptar;
2.
zotërojnë një diplomë në Shkenca ekonomike, niveli minimal Master profesional;
3.
Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
4.
Të mos jenë dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a
Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime
manuale/60jeteshkrimistandard
b Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së
Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

c
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d
Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo
të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e
Bashkisë Vlorë brenda datës 22.02.2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve,
Drejtoria e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesit në portalin
“Shërbimi Kombëtar i Punësimit”,
në faqen e internetit.
Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë
Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Afati i ankimimit
është
3 ditë nga data e shpalljes së fituesit.

You may also like...