SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE PUNONJËS ME KONTRATË (Punëtor në Ndërmarrjen e Pastrimit, Bashkia Vlorë)

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

 SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE

 PUNONJËS ME KONTRATË

 Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:

  • Punëtor në Ndërmarrjen e Pastrimit, Bashkia Vlorë

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të kenë të kryer nivelin minimal të arsimit bazë;
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
  4. Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Curriculum Vitae
  3. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. Fotokopje e diplomës së shkollës;
  5. Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
  6. Fotokopje e librezës së punës.
  7. Raport mjeko-ligjor;
  8. Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës  25.03.2026.

 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.

 

 

You may also like...