SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE PUNONJËS ME KONTRATË SPECIALIST I MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN NË NDËRMARRJEN E SHËRBIMEVEUBLIKE, BASHKIA VLORË
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE
PUNONJËS ME KONTRATË
Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:
- Specialist i marrëdhënieve me publikun në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, Bashkia Vlorë
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Pasqyrimi i aktivitetit të Ndërmarrjes së Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në faqen zyrtare të Bashkisë dhe rrjetet sociale.
- Komunikimi me grupet e interesit dhe qytetarët mbi problematikat e ngritura.
- Përgatit dhe shpërndan njoftime publike mbi oraret e pastrimit, ndryshimet në shërbim, fushatat e pastrimit apo ndërhyrjet emergjente.
- Monitoron perceptimin e qytetarëve dhe raporton problematika që ndikojnë në reputacionin e institucionit
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Ndërmarrjes, në përputhje me funksionin dhe legjislacionin në fuqi
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jenë shtetas shqiptar;
- Të zotërojnë një diplomë të Arsimit të lartë, niveli minimal Bachelor;
- Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës 07.04.2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.





