Thirrje e hapur për anëtarë të Këshillit Vendor të Rinisë të Bashkisë Vlorë
Thirrje e hapur për anëtarë të Këshillit Vendor të Rinisë të Bashkisë Vlorë
Bashkia Vlorë, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 75/2019, “Për rininë”, të ndryshuar me Ligjin nr. 24/2025, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 75/2019, ‘Për rininë’”, dhe me synimin për të garantuar pjesëmarrjen aktive të të rinjve në vendimmarrje, shpall për të dytën herë Thirrjen e Hapur për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë (KVR).
Qëllimi dhe funksioni i Këshillit Vendor të Rinisë
- Këshilli Vendor i Rinisë është organ këshillimor, që funksionon pranë Kryetarit të Bashkisë. Këshilli Vendor i Rinisë ushtron kompetencat e mëposhtme:
- a) këshillon njësitë e vetëqeverisjes vendore për drejtimin e politikave dhe planeve vendore për rininë;
b) vlerëson situatën e të rinjve dhe zbatimin e planeve dhe politikave rinore në nivel vendor;
c) propozon përmirësime të politikave vendore rinore, si dhe nismat që i përshtaten nevojave të të rinjve në territorin ku veprojnë;
ç) bashkëpunon dhe shkëmben informacion me Këshillin Kombëtar të Rinisë;
d) jep mendim për politikat dhe çështjet e tjera vendore me ndikim mbi të rinjtë, sipas kërkesës së bashkisë. - Këshilli Vendor i Rinisë përbëhetnga një numër anëtarësh, që llogaritet në një të tretën e numrit në fuqi të anëtarëve të këshillit bashkiak, ku të paktën dy të tretat e anëtarëve përfaqësojnë të rinjtë. Këshilli bashkëkryesohet nga kryetari i bashkisë dhe njëri nga anëtarët e tij, që përfaqëson të rinjtë. Anëtarët e Këshillit Vendor të Rinisë emërohen me urdhër të kryetarit të bashkisë.
- Veprimtaria e këshillit vendor të rinisë financohet:
- a) nga bashkia, bazuar në legjislacionin në fuqi;
b) nga institucioni përgjegjës për rininë, bazuar në këtë ligj dhe në aktet nënligjore të tij. - Kriteret, procedurat e përzgjedhjesdhe kompensimit të shpenzimeve së anëtarëve të këshillit vendor të rinisë, si dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të këshillit vendor të rinisë miratohen me vendim të këshillit bashkiak, duke iu referuar, për aq sa është e mundur, kritereve dhe procedurave të miratuara nga Këshilli i Ministrave për Këshillin Kombëtar të Rinisë.
Kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë në Bashkinë Vlorë.
- Kandidati për anëtar të KVR-së, përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:
- a) të ketë dhënë kontribut në fushën e rinisë të paktën për 2 (dy) vitet e fundit, nëpërmjet projekteve me fokus rininë apo të zhvillimit të nismave ose të aktiviteteve për promovimin e të rinjve;
b) të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
c) të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore. - Kandidati për anëtar të KVR-së, jo përfaqësues i organizatave rinore, duhet të plotësojë këto kritere:
- a) të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë;
b) të ketë përvojë pune në fushën e zhvillimit apo të zbatimit të aktiviteteve rinore, apo të ketë qenë pjesë e nismave ose aktiviteteve për promovimin e të rinjve;
c) të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe të dispozitave ligjore në fuqi. - Kandidati, për t’u emëruar anëtar i KVR-së, duhet të paraqesë, përkatësisht, dokumentacionin si vijon:
- a) kandidati, përfaqësues i organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë:
kërkesën;
ii. jetëshkrimin;
iii. fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë jetëshkrimin;
iv. vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
v.vetëdeklarimin e konfliktit të interesit;
vi. NIPT të organizatës që përfaqëson;
vii. jetëshkrim të organizatës. - b) kandidati, jo përfaqësues i organizatave rinore:
kërkesën;
ii. jetëshkrimin (CV: fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë jetëshkrimin);
iii. vërtetimin e gjendjes gjyqësore ose vetëdeklarimin e saj;
iv. letër motivimi;
v.vetë-deklarimin e konfliktit të interesit
Si të aplikoni
Të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit Vendor të Rinisë në Bashkinë Vlorë nga data 29.10.2025 deri 27.11.2025 info@vlora.gov.al duke bashkëngjitur dokumentet përkatëse sipas kritereve të përcaktuara.
“ E ardhmja fillon aty ku rinia beson në vetvete “




