THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

 

 

 BASHKIA VLORË

Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!

 

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

 

Subjekti: Video Promocionale e Qytetit

Fondi limit 1,000,000 Lekë

Procedura – Zarf i mbyllur

Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët të dorëzojnë projekt-propozimet e tyre për aktivitetin “Video Promovuese e Qytetit të Vlorës”, një nismë strategjike që synon të promovojë identitetin kulturor dhe turistik të qytetit përmes një produkti audiovizual modern dhe me standarde të larta profesionale.

 

Aplikuesit për projekte kulturore dhe promovuese mund të jenë:
Persona juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, persona fizikë si dhe individë me përvojë në fushën e prodhimeve audiovizuale, kulturës dhe turizmit.

Kjo video do të pasqyrojë në mënyrë autentike bukuritë natyrore të Vlorës, trashëgiminë e saj historike, artizanatin dhe kulinarinë karakteristike, duke krijuar një rrëfim të gjallë e frymëzues për qytetin dhe banorët e tij.

Projektin e menduar si një mjet bashkëkohor promovimi, Bashkia e Vlorës e sheh si një instrument të rëndësishëm për të rritur vizibilitetin e qytetit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke e paraqitur atë si një destinacion mikpritës dhe gjithëvjetor për turizëm, kulturë dhe eksperienca lokale. Videoja do të përdoret në të gjitha eventet zyrtare, fushatat promovuese, si dhe në platformën kombëtare të turizmit TEA në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit.

Nëpërmjet këtij projekti synohet të krijohet një imazh i unifikuar vizual dhe emocional i Vlorës, ku tradita ndërthuret me modernitetin, ku arti dhe gastronomia lidhen me historinë dhe natyrën, dhe ku çdo element përbën një pjesë të rrëfimit të saj unik. “Video Promocionale e Qytetit të Vlorës” do të jetë jo vetëm një produkt mediatik, por një mesazh i qartë për identitetin dhe shpirtin e qytetit, duke e vendosur Vlorën në qendër të hartës kulturore dhe turistike të vendit.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.

 

 

 

Mbështetur në bazën ligjore:

  1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
  2. Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
  3. Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””

 

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

 

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, dhe turistike mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.

Afati Kohor

Afati i dorëzimit nga data 28.10.2025 deri më 31.10.2025. (me postë ose pranë bashkisë Vlorë)

  1. Kërkesa për mbështetje 
    Drejtuar Bashkisë Vlorë

2.Formulari i aplikimit 

3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

4. Preventivi total i projektit 
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Bashkisë Vlorë për aprovim.

  1. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.

Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me NIPT) nga aplikanti.

 

 

 

 

TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Thirrje për Projekt-Propozime: Video Promocionale e Qytetit të Vlorës, Bashkia Vlorë

 

Përshkrimi i Projektit

Bashkia e Vlorës shpall thirrjen për projekt-propozime me qëllim realizimin e “Videos Promocionale të Qytetit të Vlorës”, një projekt me rëndësi të veçantë për forcimin e identitetit kulturor, turistik dhe artistik të qytetit. Kjo iniciativë synon krijimin e një produkti audiovizual bashkëkohor, që të pasqyrojë në mënyrë tërheqëse dhe profesionale potencialet e shumanshme që Vlora ofron si një destinacion i rëndësishëm turistik dhe kulturor në Shqipëri.

Videoja do të shërbejë si një instrument strategjik promovimi për qytetin, duke u përdorur gjerësisht në të gjitha kanalet e komunikimit të Bashkisë së Vlorës — në faqen zyrtare, në rrjetet sociale, në platformën kombëtare të turizmit TEA, si dhe në panaire, ekspozita, konferenca apo evente që lidhen me zhvillimin e turizmit dhe kulturës. Qëllimi është që përmes një gjuhe vizuale dinamike të përcillet historia, tradita dhe energjia e qytetit në një formë të aksesueshme e frymëzuese për publikun vendas dhe ndërkombëtar.

Përmbajtja e videos duhet të ndërthurë elementet më përfaqësuese të identitetit të Vlorës ;nga monumentet historike dhe trashëgimia kulturore, tek bregdeti, gastronomia lokale, artizanati dhe mikpritja e komunitetit. Projekti pritet të theksojë mënyrën se si tradita bashkëjeton me modernen, duke krijuar një imazh të unifikuar të qytetit si një hapësirë plot jetë, ngjyra, art dhe mundësi.

Krijuesit dhe ekipet e interesuara janë të ftuara të paraqesin konceptet e tyre kreative, që duhet të karakterizohen nga origjinaliteti, cilësia artistike, profesionalizmi teknik dhe përputhshmëria me qëllimin e projektit. Videoja përfundimtare do të shërbejë si një simbol përfaqësues për Vlorën, duke kontribuar në promovimin e saj të qëndrueshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si një qytet që mishëron bukurinë e detit, kulturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm turistik.

Qëllimi i Projektit

Qëllimi kryesor i këtij projekti është krijimi i një videoje promocionale me standarde të larta profesionale, që të:

  • Promovojë trashëgiminë kulturore, kulinarinë dhe artizanatin e qytetit të Vlorës.
  • Reflektojë identitetin turistik dhe historik të qytetit përmes imazheve autentike dhe narrative tërheqëse.
  • Përdoret si material zyrtar për promovim nga Bashkia Vlorë dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (TEA).
  • Rrisë dukshmërinë e qytetit në nivel kombëtar e ndërkombëtar si një destinacion turistik gjithëvjetor.
  • Mbështesë strategjitë e zhvillimit turistik dhe promovimit të produkteve lokale.

 

Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme

  1. Konceptimi dhe Prodhimi i Videos Promocionale
  • Krijimi i një koncepti kreativ që përfaqëson identitetin kulturor dhe turistik të Vlorës.
  • Përgatitja e një skenari profesional.
  • Xhirime në terren në zonat më përfaqësuese të qytetit dhe territorit bashkiak (qendrat historike, bregdeti, artizanët, gastronomia vendase, peizazhet natyrore, ngjarjet kulturore etj).
  • Përdorimi i dronëve dhe mjeteve filmike profesionale për realizimin e pamjeve dinamike.
  • Montazhi final me përfshirjen e muzikës origjinale, zërit rrëfyes dhe titrave në shqip dhe anglisht.
  1. Karakteristikat Teknike të Produktit Final
  • Kohëzgjatja: afësisht 2 – 5 minuta.
  • Formati: HD / 4K.
  • Versione të përshtatura për rrjete sociale dhe përdorim institucional.
  • Përfshirja e logos zyrtare të Bashkisë Vlorë dhe të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (TEA).

 

  1. Elementë Promovues dhe Vizualë
  • Realizimi i fragmenteve të shkurtra për përdorim në fushata digjitale.
  • Krijimi i një albumi me 20 foto profesionale të shkëputura nga videoja për përdorim në publikime zyrtare.
  • Përgatitja e një versioni të shkurtuar për evente, panaire dhe prezantime ndërkombëtare.

 

  1. Komunikimi dhe Mediat
  • Publikimi i videos në kanalet zyrtare të Bashkisë dhe platformën TEA.
  • Shpërndarja përmes rrjeteve sociale, mediave lokale dhe kombëtare.
  • Krijimi i një fushate të dedikuar online për promovimin e produktit final.

 

Aplikuesit e Lejuar

Të drejtë për të aplikuar kanë:

  • Organizata jo fitimprurëse (OJF)
  • Subjekte tregtare (Persona fizikë, Sh.p.k., Sh.a.)
  • Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike.

 

Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

 

Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
  • Për aplikantët që janë individë:
  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
  • CV e detajuar e aplikantit;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
  • Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

 

 

 

Numri i Llogarisë Bankare

Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.

 

Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit

Dy rekomandime 
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime).

Deklaratë mbi të ardhurat 
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.

Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)

Formulari i Aplikimit 

Deklarata e Konfliktit te Interesit

Deklarata e te Drejtes se Autorit

Formulari i Projekt Buxhetit 

*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit.Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.

*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.

 

 

 

 

 

You may also like...