THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

BASHKIA VLORË
Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Subjekti: “1 Qershori”
Fondi limit –1,000,000 Lekë.
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin: “1 Qershori”, aktivitet artistik për fëmijë.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, dhe turistike mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë si dhe individë.
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike dhe edukative që do të zhvillohen në kuadër të aktivitetit festiv “1 Qershori”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor 2025, në qytetin e Vlorës.
Ky aktivitet synon të krijojë një atmosferë festive dhe kreative për fëmijët e qytetit, duke ofruar hapësira për argëtim, zhvillim të aftësive artistike, edukative dhe kulturore, si dhe përfshirje aktive të komunitetit.
Kjo iniciativë do të shërbejnë për të rritur vizibilitetin e qytetit dhe për të promovuar identitetin e tij unik.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të inkurajojë zhvillimin e aktiviteteve artistike që i japin vlerë hapësirave publike, fuqizojnë bashkëpunimin me komunitetin dhe gjenerojnë përfshirje të gjerë të qytetarëve dhe turistëve.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.
Mbeshtetur në bazën ligjore:
- Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
- Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
- Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
- Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, sportive, rinore dhe turistike mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 19.05.2025 – 23.05.2025
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes :
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).
2. Formulari i aplikimit (Shkarko )
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.
5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim)
6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistic dhe kulturor, )
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikant
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime: “1Qershori”, aktivitete artistke për fëmijë.
Përshkrimi i Projektit
Projekti synon organizimin dhe realizimin e aktivitetit “1Qershori”, në qytetin e Vlorës.
Qëllimi është të krijohet një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse, përmes aktiviteteve të ndryshme artistike dedikuar fëmijëve, duke promovuar Vlorën si një destinacion atraktiv dhe mikpritës. Ky aktivitet synon të krijojë një atmosferë festive dhe kreative për fëmijët e qytetit dhe të rrethinës, duke ofruar hapësira për argëtim, zhvillim të aftësive artistike, edukative dhe kulturore, si dhe përfshirje aktive të komunitetit.
Kjo iniciativë do të shërbejnë për të rritur vizibilitetin e qytetit dhe për të promovuar identitetin e tij unik.Aktivitetet do të përfshijnë një program të pasur artistik, me fokus të veçantë për fëmijët e qytetit Vlorës duke përfshirë aktivisht komunitetin lokal, vizitorët dhe turistët.
Përmes këtyre aktiviteteve artistike do të theksohen trashëgimia kulturore dhe artistike vendase .
Qëllimi i Projektit
Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është:
Krijimi i një feste gjithëpërfshirëse, edukative dhe argëtuese për fëmijët, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, përmes aktiviteteve artistike, kulturore dhe krijuese që nxisin zhvillimin personal, social dhe emocional të tyre.
- Ky projekt synon:
- Të krijojë mundësi për zhvillimin e aftësive krijuese të aftësive krijuese të fëmijëve, duke ofruar aktivitete që përfshijnë artin, muzikën dhe fotografinë.
- Të nxisë imagjinatën dhe kreativitetin e fëmijëve, duke ofruar mundësi për të pikturuar, për të krijuar punime artizanale dhe për të eksploruar teknologjinë moderne(fotografi dhe dronë).
- Të angazhojë komunitetin lokal, duke përfshirë artistë, muzikantë dhe profesonistë të tjerë të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.
- Të ofrojë mundësi edukimi përmes argëtimit, duke mundësuar përfshirjen aktive të fëmijëve në aktivitete që mund të zgjerojnë horizontet e tyre në fushën e artit.
- Të krijojë një mjedis të sigurt dhe të gëzueshëm për fëmijët , duke ofruar mundësi për argëtim dhe mësim.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme
- Animatorë për fëmijë
- Artistë të Face Painting
- Këngëtarë dhe Dj
- Hapësira pikture
- Njohja me artin e fotografisë
- Ekspozita me punimet e realizuara
- Video promovuese e eventit
Këto aktivitete do të zhvillohen në sheshin Lungomare, një hapësirë e hapur dhe e sigurt, e cila do të ofrojë mundësi për ndërveprim, mësim dhe argëtim për të gjithë fëmijët që do të marrin pjesë.Festa e 1 Qershorit synon të jetë një ditë e paharrueshme për fëmijët – plot ngjyra, kreativitet dhe buzëqeshje!
Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
Aplikuesit e Lejuar
Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
- Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Individë me përvojë në organizimin e eventeve kulturore, artistike dhe turistike
Afati i aplikimeve
- Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 19.05.2025- 23.05.2025.
- Subjekti: “1Qershori”.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë -Drejtorisë Së Zhvillimit Ekonomik Dhe Turizmit.
2. Formulari i aplikimit (Shkarko)
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit, i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi total i projektit (Shkarko)
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.
5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Kësh-illit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim.
6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
- Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
- Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
- Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor).
- Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura kur janë me NIPT nga aplikanti.
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Për aplikantët që janë individë:
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (i plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
- CV e detajuar e aplikantit;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
- Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës)
- Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)
- Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.
8. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqiten tre rekomandime)
10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme)
*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura