THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE, KULTURORE DHE SPORTIVE

BASHKIA VLORË

Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE, KULTURORE DHE SPORTIVE

Subjekti: “Çelja e sezonit turistik për vitin 2026”

Fondi limit –15,000,000 (pesëmbëdhjetë milionë) Lekë

Procedura– Zarf i mbyllur

Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin: “Çelja e Sezonit Turistik 2026” në datat 5 – 9 Maj .

Aplikuesit për projekte kulturore, artistike, dhe sportive mund të jenë:
Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë.

Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte në kuadër të organizimit të aktivitetit kulturor, artistik dhe sportiv “Çelja e Sezonit Turistik 2026”, një ngjarje e rëndësishme që shënon nisjen zyrtare të sezonit veror dhe promovon qytetin e Vlorës si një nga destinacionet kryesore turistike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky aktivitet synon të krijojë një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse, duke bashkuar qytetarët, vizitorët vendas dhe të huaj në këtë event të rëndësishëm për qytetin e Vlorës, me impakt të drejtpërdrejtë në promovimin e saj. Në përputhje me vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe promovimin e jetës kulturore të qytetit, kjo thirrje synon të inkurajojë krijimin dhe realizimin e projekteve inovative, të cilat ndikojnë në promovimin e qytetit si destinacion turistik, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare, dhe përfshirjen e aktorëve ekonomikë.

Në kuadër të këtij aktiviteti parashikohet organizimi i një programi gjithëpërfshirës, i cili do të përfshijë:

  • Organizimin e një koncerti festiv në hapësirë publike, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur, këngëtarë kryesorë dhe këngëtarë dytësorë, DJ dhe moderator eventesh.
  • Prodhimi i videove promocionale para dhe gjatë eventit, realizimin profesional fotografik gjatë zhvillimit të aktivitetit, fushata promovuese në rrjetet sociale dhe dokumentimin audioviziv me qëllim rritjen e impaktit mediatik dhe nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve.
  • Organizimi i aktivitetit sportiv “Albania Open”, me pjesëmarrjen e 80 sportistëve profesionistë, vendas dhe të huaj, duke përfshirë komponentin sportiv si element i turizmit aktiv dhe promovimin e qytetit të Vlorës si destinacion për zhvillimin e aktiviteteve sportive;
  • Organizimi i një panairi artizanal përmes vendosjes së stendave ekspozuese, ku do të prezantohen dhe promovohen produkte artizanale, vendase, me qëllim mbështetjen e prodhuesve lokalë;
  • Krijimin e aktiviteteve rekreative dhe argëtuese, maskota dhe facepainting, aktivitete të ndryshme për fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe të rritur si basketball, volleyball, ping pong, lojëra tavoline, perfomancë koreografike me balerina në nisjen e aktivitetit, të cilat synojnë përfshirjen e të gjitha grupmoshave dhe aktivizimin e hapësirave publike;
  • Sigurimin e të gjithë infrastrukturës teknike dhe logjistike të nevojshme për realizimin e aktivitetit me cilësi.

Nëpërmjet realizimit të këtij aktiviteti synohet jo vetëm hapja simbolike e sezonit turistik veror 2026, por edhe pozicionimi i qytetit të Vlorës si një destinacion kryesor për evente të mëdha kulturore, artistike dhe sportive, duke forcuar imazhin e tij në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe zhvilluar aktivitete me impakt të drejtpërdrejtë në fushën e turizmit.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.

Mbeshtetur në bazën ligjore:

  1. Ligji Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”;
  2. Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1173, date 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale”;
  3. Vendimit të Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 100, datë 23.12.2025 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2026”.

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë.

Afati Kohor

Afati i dorëzimit: 10.04.2026-17.04.2026

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:

  1. Kërkesa për mbështetje 
    Drejtuar Bashkisë Vlorë.

    2. Formulari i aplikimit (Shkarko  )

    3. Projekt propozimi
    Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

    4. Preventivi total i projektit 

I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

5. Preventivi për Bashkinë Vlorë  (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim).

  1. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.

Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.

*Shënim: Dokumentet duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.

TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Thirrje për Projekt-Propozime:Çelja e sezonit turistik për vitin 2026”, në datat 5 – 9 Maj

Përshkrimi i Projektit

Projekti ka për qëllim organizimin dhe realizimin e aktivitetit “Çelja e Sezonit Turistik 2026”, një ngjarje kryesore që shënon nisjen zyrtare të sezonit veror në qytetin e Vlorës dhe promovon qytetin si destinacion turistik në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky aktivitet synon të krijojë një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse, në mënyrë aktive të qytetarëve, bizneseve, sportistëve dhe vizitorëve vendas e të huaj në një program të strukturuar aktivitetesh kulturore, artistike dhe sportive. Projekti synon të promovojë qytetin e Vlorës si një destinacion kryesor turistik dhe kulturor, të nxisë pjesëmarrjen qytetare në hapësirat publike, të mbështesë aktorët lokalë dhe të promovojë produktet vendase, duke ndikuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe forcimin e imazhit të qytetit të Vlorës.

Në këtë kuadër, do të organizohet një koncert në ambient të hapur, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur, këngëtarë kryesorë dhe dytësorë, DJ dhe moderator për prezantimin e aktivitetit. Për realizimin e aktivitetit do të aplikohen standarde të larta të dizajnit dhe konceptimit të skenografisë, duke përfshirë prodhimin e elementeve artistike, instalimin e sistemeve elektrike dhe efektet speciale teknike, dekorimet tematike, menaxhimin e backstage-it dhe logjistikën mbështetëse, rrethimin perimetral dhe barrierat për sigurinë e publikut, si dhe implementimin e branding teknik dhe orientues për pjesëmarrësit.  Paralelisht me programin artistik, projekti përfshin zhvillimin e aktivitetit sportiv “Albania Open”, me mikëpritjen e 80 sportistëve profesionistë vendas dhe ndërkombëtarë, duke e vendosur sportin si komponent të rëndësishëm të turizmit aktiv dhe promovimit të qytetit si destinacion për evente sportive.  Aktiviteti do të shoqërohet me instalimin e një LED wall me dimensionet 4m x 2.5m dhe foni në vendin e mbërritjes, ku do të realizohet dhe vlerësimi i pjesëmarrësve.

Gjithashtu do të organizohet  një panair artizanal përmes stendave ekspozuese, ku prodhues vendas do të prezantojnë produkte tradicionale dhe artizanale, me fokus mbështetjen e ekonomisë lokale dhe promovimin e identitetit kulturor të qytetit. Projekti përfshin krijimin e aktiviteteve rekreative dhe argëtuese për të gjitha grupmoshat, duke përfshirë maskota dhe facepainting, si dhe aktivitete sportive dhe lojëra të ndryshme, si basketball, volleyball, ping pong dhe lojëra tavoline. Programi do të shoqërohet me performanca koreografike me balerina në nisjen e aktivitetit, me qëllim përfshirjen aktive të të gjithë grupmoshave dhe shfrytëzimin funksional të hapësirave publike, duke krijuar një atmosferë gjithëpërfshirëse, dhe argëtuese. Projekti parashikon realizimin profesional të videove promovuese para eventit, video gjatë dhe pas zhvillimit të eventit, për të pasqyruar gjithë dinamikën e aktivitetit. Gjithashtu do të realizohen fotografi profesionale gjatë gjithë eventit, duke dokumentuar momentet kryesore. Për të rritur impaktin dhe pjesëmarrjen e publikut, do të zhvillohet një fushatë promovuese në rrjetet sociale,  që synon të maksimizojë vizibilitetin e aktivitetit dhe të forcojë imazhin e qytetit si destinacion turistik dhe kulturor. Projekti siguron të gjithë infrastrukturën teknike dhe logjistike të nevojshme për realizimin e aktivitetit. Çdo komponent do të jetë profesional, duke garantuar funksionalitet të plotë, efikasitet gjatë zhvillimit të aktivitetit dhe një ambient të sigurt për pjesëmarrësit dhe vizitorët. Nëpërmjet këtij projekti synohet krijimi i një ngjarjeje me impakt kulturor, artistik, sportiv, turistik, ekonomik dhe promovimin e qytetit të Vlorës si destinacion kryesor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Qëllimi i Projektit

Qëllimi kryesor i këtij projekti është organizimi i një programi gjithëpërfshirës kulturor, artistik dhe sportiv me rastin e Çeljes së Sezonit Turistik 2026 në qytetin e Vlorës. Projekti ka për qëllim forcimin e profilit kulturor, turistik dhe ekonomik të qytetit, duke e pozicionuar si një destinacion kryesor për ngjarje artistike, kulturore, sportive dhe festive, me ndikim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ky projekt ka për qëllim të:

  • Realizojë një program gjithëpërfshirës artistik dhe kulturor, me qëllim krijimin e një atmosfere festive dhe gjithëpërfshirëse në qytet.
  • Promovojë qytetin e Vlorës si destinacion turistik dhe kulturor, duke nxitur pjesëmarrjen e vizitorëve vendas dhe të huaj dhe duke përforcuar imazhin e tij si qendër e zhvillimeve kulturore dhe eventeve me impakt të lartë.
  • Nxisë zhvillimin e turizmit aktiv dhe promovimin e aktiviteteve sportive, duke vendosur sportin si komponent kryesor për përforcimin e imazhit të qytetit si destinacion për evente sportive.
  • Mbështesë prodhuesit dhe artizanët vendas, përmes organizimit të panairit artizanal me stenda ekspozuese, duke nxitur ekonominë lokale dhe promovuar identitetin kulturor të qytetit.
  • Rrisë vizibilitetin dhe impaktin e eventit përmes fushatave promovuese, duke përfshirë prodhim profesional të videove para, gjatë dhe pas eventit, fotografi me cilësi të lartë, si dhe fushata marketingu në rrjetet sociale për të maksimizuar pjesëmarrjen e komunitetit.
  • Sigurojë infrastrukturën teknike dhe logjistike të nevojshme, duke garantuar funksionalitet, efikasitet dhe ambient të sigurt për pjesëmarrësit dhe vizitorët.
  • Nxisë bashkëpunimin mes institucioneve lokale, organizatorëve dhe aktorëve ekonomikë, për të organizuar evente, që pasurojnë jetën kulturore, artistike dhe turistike të qytetit dhe përfshijnë të gjitha grupmoshat.

Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme: Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:

  • Program artistik dhe kulturor gjithëpërfshirës, duke përfshirë koncert festiv me artistë të njohur, performanca koreografike, DJ dhe moderatorë, që krijon një atmosferë festive në qytet.
  • Organizim i aktiviteteve rekreative dhe argëtuese për të gjitha grupmoshat, duke përfshirë maskota dhe facepainting, aktivitete sportive dhe lojëra për fëmijë dhe të rritur, si basketball, volleyball, ping pong, lojëra tavoline, me qëllim aktivizimin e hapësirave publike dhe përfshirjen aktive të të gjithë pjesëmarrësve.
  • Zhvillim i aktivitetit sportiv “Albania Open”, me mikëpritjen e 80 sportistëve profesionistë vendas dhe ndërkombëtarë, ku sporti trajtohet si komponent i rëndësishëm i turizmit aktiv dhe promovimit të qytetit.
  • Organizim i panairit artizanal, përmes stendave ekspozuese, ku prodhues vendas prezantojnë produkte tradicionale dhe artizanale, duke nxitur ekonominë lokale dhe promovuar identitetin kulturor të qytetit.
  • Prodhim dhe realizim profesional i materialeve promocionale, përfshirë video, fotografi dhe fushata promovuese në rrjetet sociale, për të rritur impaktin mediatik, dhe pjesëmarrjen e publikut.
  • Menaxhim i tërësishëm teknik dhe logjistik, për të garantuar siguri dhe funksionalitet maksimal për pjesëmarrësit dhe vizitorët.
  • Bashkëpunim me institucionet lokale dhe aktorët ekonomikë, për të siguruar organizimin e suksesshëm të aktivitetit dhe përfshirjen e të gjitha grupmoshave.

Aktivitetet do të zhvillohen në hapësira publike, të hapura dhe të sigurta, që ofrojnë kushte optimale për pjesëmarrje të gjerë komunitare.

Aplikuesit e Lejuar   Të drejtë për të aplikuar kanë:

  • Organizata jo fitimprurëse (OJF)
  • Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

 

Afati i aplikimeve

  • Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 04.2026-17.04.2026.

Kriteret e vleresimit

 

Kriteri i Vlerësimit Përshkrimi Pesha (%) Pikë Maksimale
Pajtueshmëria Administrative Kontrolli i plotësisë së dokumentacionit, përputhja me kriteret ligjore dhe standardet e thirrjes. 10%  
Pervoja ne organizimin e ngjarjeve Cilësia e programit, risitë organizative, përvoja e subjektit, angazhimi i komunitetit. 30%  
Vlerësimi Ekonomik dhe Financiar Çmimit nga operatoret e specializuar Efikasiteti i kostove, justifikimi i shpenzimeve, balanca mes cilësisë dhe buxhetit. 50%  
Ndikimi Social, Kulturor dhe Ekonomik Kontributi për gjallërimin e jetës kulturore, ndikimi në turizëm dhe promovimin e qytetit. 10%  
Totali 100%  

 

Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
  • Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari)
  • Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklarata e konfliktit të interesit.
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake)

Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)

  • Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
  • Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
  • Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
  • Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari)
  • Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
  • Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
  • Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
  • IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
  • Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
  • Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
  • Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Deklarata e konfliktit të interesit.
  • Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj)
  • Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e

*Të gjithë dokumentet duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit.

Deklarata e Konfliktit te Interesit

Deklarata e te Drejtes se Autorit

Formulari i Aplikimit Çelja e sezonit turistik 2026

Formulari i Projekt-Buxhetit Çelja e sezonit 2026

*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.

 

You may also like...