THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME-APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE DHE KULTURORE
BASHKIA VLORË
Bashkia Vlorë – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE DHE KULTURORE
Subjekti: “Festimet e Ditës së Fëmijëve” 1 Qershori 2026
Fondi limit –1,000,000 (Një milion) Lekë
Procedura– Zarf i mbyllur
Bashkia e Vlorës nxit dhe inkurajon të gjithë aplikantët për të dorëzuar projekt-propozimet e tyre për aktivitetin “Festimet e ditës së fëmijëve” 1 Qershori.
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a, Sh.p.k, Persona fizikë.
Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike – kulturore në kuadër të organizimit për aktivitetin “Festimet e ditës së fëmijëve” 1 Qershori, me qëllim krijimin e një atmosfere gjithëpërfshirëse dhe organizimin e aktiviteteve festive dhe edukative për fëmijët, që përfshin animacione dhe lojëra, me synim nxitjen e pjesëmarrjes aktive të fëmijëve dhe komunitetit lokal. Organizimi dhe realizimi i një programi të ndërthurur artistik, argëtues, edukativ për fëmijë, i cili do të përfshijë animacione dhe shfaqje artistike me klounë, magjistarë, teatër kukullash, maskota dhe aktivitete interaktive të konceptuara për zhvillimin e imagjinatës, kreativitetit dhe argëtimit të fëmijëve. Programi do të përfshijë gjithashtu lojëra dhe gara sportive, lojëra ekipore, gara me pengesa dhe aktivitete që nxisin bashkëpunimin dhe ndërveprimin social mes fëmijëve të grupmoshave të ndryshme. Në kuadër të aktivitetit do të organizohen stacione kreative dhe edukative për vizatim, pikturë, krijime manuale dhe aktivitete të përshtatura sipas grupmoshave, me fokus zhvillimin artistik dhe pjesëmarrjen aktive të fëmijëve. Pjesë e organizimit do të jetë dekorimi i shesheve, përmes elementëve dekorativë festivë, tollumbace, balona dhe maskota, me qëllim krijimin e një atmosfere argëtuese dhe festive. Gjithashtu do të realizohet promovimi i aktivitetit përmes platformave online, mediave lokale, dhe fushatave informuese, me qëllim tërheqjen dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë të fëmijëve dhe komunitetit lokal në aktivitet.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre në zarf të mbyllur brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia Vlorë.
Baza ligjore:
Urdhër i Brendshëm Nr. 710 datë 12.05.2026. Nr. 9226 prot. “Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e Termave të Referencës për aktivitetin “Festimet e ditës se fëmijëve” 1 Qershori.
Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 datë 27.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1173, datë 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qëndrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura”; Vendimin e Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 100, datë 23.12.2025 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2026”.
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë .
Afati Kohor
Afati i dorëzimit: 18.05.2026-.22.05.2026
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim duhet të jetë i dorëzuar në zarf të mbyllur:
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë.2. Formulari i aplikimit (Shkarko )3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.4. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko)
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Komisionit të Bashkisë Vlorë për aprovim). - Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
*Shënim: Dokumentet duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me nipt) nga aplikanti në zarf të mbyllur.
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Thirrje për Projekt-Propozime për aktivitetin “Festimet e ditës së fëmijëve” 1 Qershori.
Përshkrimi i Projektit
Në kuadër të organizimit të aktivitetit “Festimet e Ditës së Fëmijëve – 1 Qershori”, Bashkia Vlorë shpall thirrjen për aplikime për projekte artistike dhe kulturore, me qëllim realizimin e një eventi festiv, gjithëpërfshirës dhe edukativ, të dedikuar për fëmijët, prindërit dhe komunitetin lokal.
Ky aktivitet synon krijimin e një atmosfere festive, përmes një programi të ndërthurur me aktivitete argëtuese, duke vendosur në qendër përfshirjen aktive të fëmijëve përmes lojërave, dhe ndërveprimit social.
Programi do të përfshijë realizimin e animacioneve dhe shfaqjeve artistike të përshtatura për fëmijë, me klounë, magjistarë, teatër kukullash dhe maskota, të konceptuara për të krijuar një aktivitet të përshtatur për grupmosha të ndryshme. Këto aktivitete synojnë të nxisin imagjinatën dhe kreativitetin, duke i angazhuar fëmijët në mënyrë aktive dhe ndërvepruese.
Në vijim, aktiviteti do të shoqërohet me organizimin e lojërave dhe garave sportive, përfshirë lojëra ekipore, gara me pengesa dhe aktivitete të tjera, të cilat ndikojnë në zhvillimin e ndërveprimit social mes fëmijëve të grupmoshave të ndryshme.
Në kuadër të aktivitetit do të organizohen stacione kreative dhe edukative për vizatim, pikturë, krijime manuale dhe aktivitete të përshtatura sipas grupmoshave, me fokus zhvillimin artistik dhe pjesëmarrjen aktive të fëmijëve. Pjesë e organizimit do të jetë dekorimi i shesheve, përmes elementëve dekorativë festivë, tollumbace, balona dhe maskota, me qëllim krijimin e një atmosfere argëtuese dhe festive.
Për të garantuar një pjesëmarrje sa më të gjerë, do të realizohet promovimi i aktivitetit përmes platformave online, mediave lokale dhe fushatave informuese, me qëllim informimin dhe përfshirjen e komunitetit në këtë festë të dedikuar fëmijëve.
Qëllimi i Projektit
Qëllimi i projektit është organizimi dhe realizimi i një aktiviteti festiv, edukativ dhe argëtues me rastin e aktivitetit “Festimet e ditës së fëmijëve” 1 Qershori, nëpërmjet krijimit të një programi të larmishëm artistik, kreativ dhe sportiv, i cili promovon socializimin dhe zhvillimin krijues të fëmijëve.
Ky projekt ka për qëllim të:
- Të krijojë një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe familjet.
- Të promovojë pjesëmarrjen aktive të fëmijëve në aktivitete artistike, edukative dhe sportive.
- Të nxisë kreativitetin, imagjinatën dhe bashkëpunimin përmes lojërave dhe aktiviteteve ndërvepruese.
- Të ofrojë aktivitete të përshtatura për grupmosha të ndryshme të fëmijëve.
- Të nxisë përfshirjen e komunitetit dhe të rrisë pjesëmarrjen aktive në aktivitetet publike me karakter festiv.
- Të promovojë aktivitetet sociale dhe kulturore të Bashkisë Vlorë.
- Të krijojë hapësira të sigurta dhe të aksesueshme për zhvillimin e aktiviteteve për fëmijë në mjedise publike.
- Të ndikojë në gjallërimin e jetës publike dhe kulturore të qytetit përmes aktiviteteve komunitare.
Dorëzimet dhe Aktivitetet e Pritshme:
Aplikantët e përzgjedhur pritet të ofrojnë dhe të realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
- Program artistik, edukativ dhe argëtues gjithëpërfshirës për fëmijët, duke përfshirë shfaqje me klounë, magjistarë, teatër kukullash, maskota dhe animacione interaktive, me qëllim krijimin e një atmosfere festive në hapësirat publike.
- Organizim i aktiviteteve rekreative dhe lojërave argëtuese për fëmijë, duke përfshirë stacione kreative, lojëra ekipore dhe aktivitete sportive si gara me pengesa, lojëra të ndryshme, me synim nxitjen e pjesëmarrjes aktive dhe ndërveprimit social.
- Krijimi i hapësirave edukative për fëmijë, ku do të zhvillohen aktivitete si vizatim, pikturë dhe punime artistike manuale, të përshtatura sipas grupmoshave, me fokus zhvillimin e imagjinatës dhe aftësive krijuese.
- Dekorimi i hapësirave publike, përmes elementeve festive si tollumbace, balona dhe maskota, duke krijuar një atmosferë festive për të gjithë pjesëmarrësit.
- Prodhim dhe realizim profesional i materialeve promocionale, përfshirë video, fotografi dhe fushata promovuese në rrjetet sociale, për të rritur impaktin mediatik, dhe pjesëmarrjen e publikut.
- Menaxhim teknik dhe logjistik i aktivitetit, për të garantuar zhvillim të sigurt, funksional dhe të organizuar të të gjitha aktiviteteve të planifikuara.
- Bashkëpunim me institucionet lokale për të siguruar një organizim të suksesshëm dhe përfshirje sa më të gjerë të fëmijëve dhe komunitetit në aktivitet.
Aktivitetet do të zhvillohen në hapësira publike, të hapura dhe të sigurta, që ofrojnë kushte optimale për pjesëmarrje të gjerë komunitare.
Aplikuesit e Lejuar Të drejtë për të aplikuar kanë:
- Organizata jo fitimprurëse (OJF)
- Subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
Afati i aplikimeve
- Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është 18.05.2026-.22.05.2026
Kriteret e vlerësimit
| Kriteri i Vlerësimit | Përshkrimi | Pesha (%) | Pikë Maksimale |
| Pajtueshmëria Administrative | Kontrolli i plotësisë së dokumentacionit, përputhja me kriteret ligjore dhe standardet e thirrjes. | 10% | |
| Pervoja ne organizimin e ngjarjeve | Cilësia e programit, risitë organizative, përvoja e subjektit, angazhimi i komunitetit. | 30% | |
| Vlerësimi Ekonomik dhe Financiar Çmimit nga operatoret e specializuar | Efikasiteti i kostove, justifikimi i shpenzimeve, balanca mes cilësisë dhe buxhetit. | 50% | |
| Ndikimi Social, Kulturor dhe Ekonomik | Kontributi për gjallërimin e jetës kulturore, ndikimi në turizëm dhe promovimin e qytetit. | 10% | |
| Totali | – | 100% |
Për aplikantët që janë subjekte (Shoqata, Qendra, Fondacione)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
- Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari)
- Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklarata e konfliktit të interesit.
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj).
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).
Për aplikantët që janë subjekte (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
- Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
- Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
- Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari );
- Formulari i Buxhetit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme, i vulosur dhe firmosur nga titullari)
- Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, Nipt të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
- Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
- Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
- IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
- Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti.
- Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
- Deklarata e konfliktit të interesit.
- Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj).
- Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).
Dokumentat e meposhteme i gjeni te bashkelidhura ketu :
- Formulari i Projekt Buxhetit
- Deklarata e Konfliktit te Interesit
- Deklarata e Te Drejtes se Autorit
- Formular Aplikimi
*Të gjithë dokumentet duhet të jenë të firmosura dhe të vulosura nga drejtuesi i projektit.
*Zarfi duhet të dorëzohet i mbyllur pranë Bashkisë Vlorë.






