Falja e Detyrimeve të Taksave Vendore për Qytetarët dhe Bizneset

I nderuar taksapagues,
Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit të Ministrisë së Finanacave ka nisur zbatimi  edhe për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore i ligjit nr. 86/2025 për faljen dhe lehtësimin e detyrimeve.Bashkia Vlorë njofton se qytetarët pronarë të njësive tregtare dhe bizneset debitore mund të përfitojnë nga fshirja e plotë ose e pjesshme e detyrimeve,si dhe nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave ,në varësi të periudhës kur janë kryer këto detyrime.Sipas përcaktimeve të ligjit,të gjitha detyrimet vendore të krijuara deri më 31 dhjetor 2014 do të fshihen pa asnjë pagesë nga ana e taksapaguesit.Kjo kategori përfiton falje tëplotë të principalit,gjobave dhe kamatëvonesave pa pasur nevojë për procedura shtesë.
Për detyrimet e krijuara gjatë periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019, ligji parashikon dy alternativa lehtësuese.Taksapaguesit mund të paguajnë 50% të principalit deri më 30 qershor 2026 dhe pjesa tjetër do të falet,ose të paguajnë 75 % të principalit deri më 31 dhjetor 2026,duke përfituar sërish faljen e pjesës sëmbetur.Në të dy rastet falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.
Ndërkohë,për detyrimet e krijuara në periudhën 2020 – 2024 kërkohet pagesa e plotë e plotë e principalit deri në fund të vitit 2026,ndërsa pas shlyerjes së tij do të falen gjobat dhe interesat për vonesat.Shuhen detyrimet vendore taksa/tarifa të kamatëvonesa dhe dënimet administrative të kontabilizuara të papaguara,të vendosura ndaj subjekteve që rezultojnë të çregjistruar deri më datë 31.12.2024.
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore ,Bashkia Vlorë u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që gjatë kryerjes së pagesës të specifikojnë se pagesa po realizohet në bazë të ligjit të faljes ,në mënyrë që të përfitojnë nga lehtësitë e parashikuara.
Edrejta e tatimpaguesve/subjekteve, që përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji, ushtrohet brenda afateve të përcaktuara në nenet përkatëse të ligjit, por jo më vonë se data 31.12.2026.  Tatimpaguesit/subjektet për të cilët shuarja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë shuarje të detyrimit, nëse nuk përmbushin kushtet e pagesës brenda afateve të përcaktuara në ligj, 30.6.2026 ose 31.12.2026, sipas rastit.
Ligji përjashton nga përfitimi subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose që janë në proces gjyqësor apo hetim penal për vepra në fushën tatimore dhe doganore
Në zbatim të nenit 4 të ligjit, nga fshirja/shuarja e detyrimeve nuk përfitojnë tatimpaguesit/subjektet, që kanë detyrime tatimore/detyrime të pagueshme në doganë, të cilët janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, në kuptim të legjislacionit të fushës, përpara ose gjatë kohëzgjatjes së zbatimit të këtij ligji.Për tatimpaguesit/subjektet për të cilët gjatë zbatimit të këtij ligji fillon një proces gjyqësor apo hetimor për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, procedura e faljes, nëse është zbatuar, anulohet. Organi tatimor  vendor merr masat për rivendosjen e detyrimeve që kanë ekzistuar përpara përfitimit. E njëjta procedurë ndiqet edhe në rastet kur konstatohet që tatimpaguesi/subjekti ka përfituar gabimisht nga dispozitat e këtij ligji. Në të gjitha rastet, kur bëhet anulimi i fshirjes/shuarjes së detyrimeve, njoftohet zyrtarisht edhe tatimpaguesi/subjekti.
Për  informacion shtesë, jeni të lutur të komunikoni me specialistët e sektorit të borxhit të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, pranë Bashkia Vlorë.
 
Faleminderit për kontributin tuaj!

You may also like...