Ditë e Hapur, Avokati i Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit në ushtrim të detyrës funksionale, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, do të zhvillojë një “Ditë të Hapur”, në Bashkinë Vlorë, për pritjen e ankesave të qytetarëve.
Aktiviteti do të zhvillohet ditën e enjte, datë 27.02.2025, ora 10:30-14:30 tek Pallati i Kulturës “Labëria”, Vlorë.