THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE

BASHKIA VLORË
Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE-KULTURORE
Subjekti: Koncert Festiv për Ditën e Verës. 14 Mars
Fondi limit- 500 000 lekë
Bashkia e Vlorës fton dhe inkurajon të gjithë subjektet e interesuara që të dorëzojnë projekt-propozimet e tyre për organizimin e aktivitetetit artistik për Ditën e Verës. 14 Mars 2025.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është:
1.​Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe muzikore të Vlorës.
2.​Rritja e aksesit të qytetarëve në aktivitete kulturore, që nxisin ndjenjën e komunitetit dhe festës.
3.​Inkurajimi i bashkëpunimit midis artistëve lokalë dhe atyre të ftuar.
4.​Pjesëmarrja aktive e publikut në ngjarje kulturore, duke e bërë kulturën pjesë të jetës së përditshme..
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet e tyre brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar kriteret dhe udhëzimet e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.

Mbeshtetur në bazën ligjore:
1. Ligji Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”; Neni 25: Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.
2. Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”; Neni 19, pikat c, ç: Detyrimet dhe kompetencat për zhvillimin e turizmit.; Kreu V, Neni 31: Aspektet e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
3. Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”dhe Ligji Nr 25/2014”Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligji Nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën””
4. Vendim i Këshillit të Bashkisë Vlorë, Nr 111, Date 27.12.2024 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2025″,

Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:

Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, sportive, rinore dhe turistike mund të jenë:
Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit 11 Mars 2025.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i dorëzuar në Drejtorinë e Bashkëqeverisjes:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë (DREJTORIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TURIZMIT).

2. Formulari i aplikimit (Shkarko )

3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.

4. Preventivi total i projektit (Shkarko )
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.

5. Preventivi për Bashkinë Vlorë (Shkarko )
Zërat e këtij preventivi i paraqiten DZHET dhe Këshillit të Kulturës të Bashkisë Vlorë për aprovim).
6. Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet për aplikim projekti (artistik dhe kulturor).
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me NIPT) nga aplikanti.

TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Termat e Referencës për Koncertin në Vlorë, “14 Mars – Dita e Verës”:

Përshkrimi i Projektit: Koncerti në kuadër të “Ditës së Verës” në Vlorë, më 14 mars, me tre këngëtarë performues për të gjallëruar qytetin.
Qëllimi i Koncertit: Promovimi i traditave kulturore, argëtimi i qytetarëve dhe turistëve, dhe zhvillimi i turizmit në qytet.
Pjesëmarrësit Kryesorë: 3 këngëtarë të njohur, menaxhimi i skenës dhe publiku i gjerë.
Vendndodhja dhe Infrastruktura: Skenë e ngritur në qendër të Vlorës me pajisje të përshtatshme për performancë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
– Organizatorët: Planifikimi, koordinimi dhe menaxhimi i kontratave me këngëtarët.
– Pjesëmarrësit Performues: Përgatitja dhe respektimi i programit të performancës.
– Siguria dhe Menaxhimi i Audiencës: Angazhimi i stafit të sigurisë dhe mbikëqyrja e publikut.

Programi i Performancës:
Fillimi i koncertit në orën 19:00.
Performanca e secilit këngëtar.
Promovimi dhe Marketingu: Përdorimi i mediave sociale dhe materialeve promovuese për të njoftuar qytetarët dhe turistët.
Buxheti dhe Financimi: Buxheti përfshin kostot për këngëtarët, pajisjet teknike, logjistikën dhe promovimin.
Pritshmëritë dhe Vlerësimi: Vlerësimi i suksesit të ngjarjes dhe ndikimi në zhvillimin e kulturës dhe turizmit të Vlorës.

PËR APLIKANTËT QË JANË SUBJEKTE (Shoqata, Qendra, Fondacione)
− Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
− Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
− Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
− Dokumentat e subjektit aplikues (vendim gjykate, statut, akt-themelimi dhe NIPT të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues).
− Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
− Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
− IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
− Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
− Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës);
− Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti;
− Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
− Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
− Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).

PËR APLIKANTËT QË JANË SUBJEKTE (Persona fizikë, Sh.p.k. Sh.a.)
− Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
− Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
− Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
− Dokumentat e subjektit aplikues (Ekstrakt nga QKB, NIPT të përditësuar dhe CV te subjektit aplikues);
− Vërtetim që nuk është në proces falimentimi/likujdimi ose që është me status aktiv;
− Vërtetim që nuk ka detyrime të papaguara nga e-albania;
− IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
− Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
− Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës);
− Dy rekomandime origjinale nga personalitete të fushës që mbulon projekti;
− Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
− Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
− Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).
− Për aplikantët që janë individë:
− Kërkesa për mbështetje financiare (arsyet pse kërkohet kjo mbështetje nga Bashkia Vlorë);
− Përshkrimi i detajuar i projektit (qëllim, objektiva, kalendar aktivitetesh me grafikun kohor të realizimit, përfituesit direkt dhe indirekt nga projekti);
− Formulari i aplikimit (I plotësuar sipas të gjitha pikave të nevojshme);
− CV e detajuar e aplikantit;
− IBAN i llogarisë bankare në LEKË origjinal me vulë nga banka (i përditësuar);
− Preventivi për Bashkinë Vlorë për zërat që kërkohet mbështetja financiare;
− Preventivi i përgjithshëm me të gjithë zërat e realizimit të projektit (duke shënuar donatorët përkatës);
− Tre rekomandime nga personalitete të fushës së projektit;
− Fotokopje e mjetit identifikues (kartë identiteti ose pasaportë);
− Deklaratë për zbatimin e të drejtës së autorit (deklaratë e cila merr përsipër të gjitha detyrimet ndaj të drejtës së autorit dhe detyrimet ligjore që vijnë prej saj);
− Deklaratë për të ardhurat e projektit (deklaratë e cila merr përsipër se të ardhurat e përfituara shkojnë për realizimin e aktivitetit dhe jo për përfitime vetjake).

7. Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka me firmë dhe vulë origjinale.

8. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit

9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është individ duhet të paraqesë tre rekomandime).

10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Vlorë do të shkojnë në realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.

11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo e detyrueshme).

*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit. Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.

 

Formulari-i-Projekt-Buxhetit (1)

Formulari-i-Aplikimit (3)

Deklarata-e-te-Drejtës-së-Autorit (1)

Deklarata-e-Konfliktit-te-Interesit (2)

 

You may also like...