SHPALLJE PUBLIKE PËR NJOFTIM TË SHTETASËVE Eleonora Gulo, Eleni Adhami, Petraq Melika

SHPALLJE PUBLIKE PËR NJOFTIM TË SHTETASËVE
Eleonora Gulo, Eleni Adhami, Petraq Melika

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 179, datë 26.02.2020 “Për rregullat, kushtet dhe proçedurat e privatizimit të banesave që kanë qenë subject i ligjit nr.7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” dhe të ligjit nr.9321, datë 25.11.2004 “Për privatizimin e banesave dhe objekteve të kthyera në banesa, të ndërtuara me fondet e shoqërive dhe të ndërmarrjeve shtetërore” neni 33, në përmbushje të kërkesës së trashëgimtarëve të Marie Melika për të privatizuar banesën e tyre me të dhënat si vijon;
-banesa nr.504
-sipërfaqe 32 m2
-lagja “24 Maji”
-rruga “Enver Jaho”
-Rajoni nr.4, Vlorë
NJOFTOHEN SHTETASIT:

– Eleonora Gulo
– Eleni Adhami
– Petraq Melika
të paraqiten pranë Bashkisë Vlorë për të firmosur formularët e privatizimit të kësaj banese dhe për të nënshkruar kontratën e shitblerjes para noterit me palë shitëse Bashkia Vlorë dhe palë blerëse trashëgimtarët e Marie Melika.
Afati i paraqitjes është 3 (tre) muaj nga data e shpalljes së këtij njoftimi. Nëse pas kalimit të këtij afati shtetasit sa më sipër nuk janë paraqitur, atëherë proçedura e privatizimit do të vijojë dhe kontrata do të lidhet me bashkëpronarët e tjerë.

You may also like...