Plani Vjetor i Pranimeve/Rekrutimeve në Shërbimin Civil për vitin 2026
Bashkia Vlorë njofton se është miratuar Plani Vjetor i Pranimeve/Rekrutimeve në Shërbimin Civil për vitin 2026, në zbatim të legjislacionit në fuqi për administratën publike dhe shërbimin civil.
Plani parashikon plotësimin e vendeve vakante për periudhën Janar–Dhjetor 2026, si rezultat i mbushjes së moshës së pensionit dhe krijimit të vendeve të reja në strukturën e Bashkisë. Në total janë planifikuar 30 (tridhjetë) vende vakante në shërbimin civil, të ndara sipas niveleve drejtuese dhe ekzekutive.
Procedurat e rekrutimit do të zhvillohen në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, duke garantuar transparencë dhe barazi në trajtimin e kandidatëve.
Shkarko këtu Planin Vjetor të Pranimeve në Shërbimin Civil të Bashkisë Vlorë për vitin 2026




