SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE PUNONJËS ME KONTRATË (INSPEKTOR RAJONI NË BASHKINË VLORË)
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE
PUNONJËS ME KONTRATË
Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:
- Inspektor rajoni në Bashkinë Vlorë
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Ndjek zbatimin e ligjeve per ndertimet urbanistike brenda rajonit. Konstaton kundervajtjet administrative ne Rajon, qe nga rastet e nderhyrjeve te paligjshme ne sistemin e furnizimit me uje te pijshem e kanalizimeve, ne rruge, trotuare, sheshet publike, parqet, lulishtet si dhe shkeljet ne fushen e higjenes apo sherbimit veterinar.
- Kur konstaton shkelje te kushteve ligjore urbanistike mban proces-verbal te cilat ia paraqet Administratorit te Rajonit.
- Ndjek zbatimin e detyrave te ngarkuara nga Administratori i Rajonit sipas kerkesave ligjore dhe ne afatet e percaktuara prej tij
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jenë shtetas shqiptar;
- Të zotërojnë një diplomë të Arsimit të lartë, niveli minimal Master Profesional;
- Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës 27.02.2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesit në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit.




