SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE PUNONJËS ME KONTRATË (Punëtor në Ndërmarrjen e Pastrimit, Bashkia Vlorë)
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE
PUNONJËS ME KONTRATË
Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:
- Punëtor në Ndërmarrjen e Pastrimit, Bashkia Vlorë
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë të kryer nivelin minimal të arsimit bazë;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim;
- Curriculum Vitae
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Fotokopje e diplomës së shkollës;
- Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
- Fotokopje e librezës së punës.
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës 25.03.2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.





