Dëgjesë publike për ndryshime në VKB nr. 80, datë 02.12.2021
NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE
Në bazë të ligjit Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligjit Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 18, të Rregullores së Këshillit Bashkiak për konsultimet publike.
Ju njoftojmë se do të zhvillohet dëgjesa publike ditën e enjte, datë 18.06.2026, ora 11:00, në Pallatin e Kulturës “Labëria”.
“PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 80, DATË 02.12.2021 “PËR PËRCAKTIMIN E DISA KUNDRAVAJTJEVE ADMINISTRATIVE DHE SANKSIONIN QË VENDOSET PËR ATO NË TERRITORIN E BASHKISË VLORË”, I NDRYSHUAR”.
Ftojmë të gjithë grupet e interesit si qytetarë, biznese, të rinj/të reja, shoqëri civile të bëhen pjesë e dëgjesës për një proçes transparent dhe gjithëpërfshirës.
Mirëpresim rekomandime, propozime dhe sugjerime konkrete të cilat mund të dërgohen në adresat e mëposhtme të emailit:
aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim Publik.
launela.dautaj@vlora.gov.al – Sekretare e Këshillit Bashkiak
Kjo dëgjesë do të zhvillohet në bashkëpunim me Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak ku do të marrin pjesë përfaqësues të Këshillit Bashkiak.
Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin!






