SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE ADMINISTRATOR NË RAJONIN NR. 5,
BASHKIA VLORË
REPUBLIKA E SHQIPERISË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE
Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:
- Administrator në Rajonin nr. 5, Bashkia Vlorë
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat në kompetencën e bashkisë dhe njofton strukturat kompetente të bashkisë në rast të konstatimit të veprimeve në kundërshtim me ligjin.
- Mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë.
- Harton planin periodik të punës dhe e paraqet atë për miratim tek Kryetari i Bashkisë, jep informacion me shkrim per ndjekjen e objektivave të percaktuara në të, në përputhje me urdhërat e nxjerra për këtë qëllim.
- Ndjek zbatimin e Urdhërave të miratuar nga Kryetari i Bashkisë; sipas rastit nxjerr njoftimet përkatëse, bashkërendon punën me Drejtoritë përgjegjëse për realizimin e tyre, jep informacion.
- Përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj territorial, si dhe dhe mbikëqyr, pasmiratimit, zbatimin e tyre, sipas ligjit.
- Ndjek proceduren ligjore per rastet e femijeve te gjetur dhe te femijeve te paregjistruar ne gjendjen civile. Krijon dhe administron dosjen perkatese per cdo rast te paraqitur.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jenë shtetas shqiptar;
- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” Arsim i lartë. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës 16.04.2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.






