KONSULTIM PUBLIK PËR MIRATIMIN E FASHËS ORARE TË HEDHJES SË MBETJEVE NGA QYTETARË DHE BIZNESET NË TERRITORIN E BASHKISË VLORË

NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN

Titulli: Konsultim publik për miratimin e fashës orare të hedhjes së mbetjeve nga qytetarë dhe bizneset në territorin e Bashkisë Vlorë.

Propozuesi i projektaktit: Kryetare e Bashkisë.

Qëllimi:  Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit të Bashkisë Vlorë ka si qëllim vëmendjen që i jepet nevojave të komunitetit në lidhje me depozitimin e mbetjeve në qytetin e Vlorës. Qëllimi i kësaj dëgjese është përcaktimi i orareve të përshtatshme për depozitimin e mbetjeve, përmirësimimin e pastërtisë dhe higjienës në qytet si dhe reduktimin e ndotjes dhe menaxhimin më efikas të mbetjeve urbane.

Nëpërmjet tij synohet mbledhja e sugjerimeve të komunitetit lidhur me miratimin e fashës orare të hedhjes së mbetjeve nga qytetarë dhe bizneset në territorin e Bashkisë Vlorë. Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të ndërtuar një qytet më të pastër dhe më të jetueshëm.

Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të

Kulturës “Labëria” në datë 13.05.2026, ora 11:00.

Gjithashtu, nga data e publikimit në faqen web të bashkisë dhe në shpalljen publike në ambientet e jashtme, gjithë grupet e interesit dhe qytetarët janë të lutur që gjithë sygjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 12 maj 2026, në adresat e emaileve:

aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim launela.dautaj@vlora.gov.al – Sekretare e Këshillit Bashkiak                                                                                                 Pjesëmarrës:

– Nga ana e Bashkisë: Kryetar i Bashkisë, Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Sekretar i Këshillit

Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, Administratorët e Njësive Administrative.

– Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Vlorë, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, grupe te ndryshme interesi etj.

Forma e konsultimit: Takim në terren.

Qëllimi i këshillimit publik         Në zbatim të kuadrit ligjor për konsultimin publik dhe në funksion të përmirësimit të menaxhimit të mbetjeve urbane, Bashkia  Vlorë  organizon  dëgjesë  publike  për  miratimin  e

  fashës së orareve për hedhjen e mbetjeve nga qytetarët dhe

bizneset.

   

Konsultimi publik në tërren synon konsultimin për miratimin e fashës orare të hedhjes së mbetjeve nga qytetarë dhe bizneset në territorin e Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me komunitetin për rezultate më të qëndrueshme dhe afatgjata.

Mbetjet urbane janë një sfidë që kërkon bashkëpunim mes institucioneve dhe komunitetit, për të siguruar një mjedis më të pastër   dhe   një   jetë   më   të   shëndetshme   për   të   gjithë.

Përshkrimi i çështjes. Ky propozim ka për qëllim të sigurojnë grumbullimin dhe

depozitimin e mbetjeve në mënyrë të kontrolluar, duke përdorur qese të mbyllura ose kosha të dedikuar brenda territorit të aktivitetit të tyre, për të siguruar një mjedis më të pastër dhe një jetë më të shëndetshme për të gjithë. Po ashtu, është shumë e rëndësishme ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe përfshirja e tyre aktive në këtë proces.

Kontaktet dhe afatet e Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit

të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 12 maj 2026, në adresat e emaileve:

aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim Publik.

launela.dautaj@vlora.gov.al  – Sekretare e Këshillit Bashkiak

dërgimit të komenteve,
rekomandimeve, vërejtjeve;
Ndryshimet kryesore dhe/ose Opsionet e mundshme janë për t’u shqyrtuar nga ana e Këshillit
alternativat e mundshme për Oraret e hedhjes së mbetjeve urbane gjatë periudhës së

sezonit turistik, do të jenë si më poshtë:

Për qytetarët orari i hedhjes së mbetjeve do të jenë fashat orare:

ora 06:00 deri në orën 10:00 ora 19:00 deri orën 23:00.

Për subjektet fizik dhe juridik, orari i hedhjes së mbetjeve do të jenë fashat orare:

ora 15:00 deri në orën 16:30 ora 23:00 deri në orën 03:00.

   

Oraret e hedhjes së mbetjeve urbane jashtë sezonit turistik, do të jenë si më poshtë:

   

Për familjarët orari i hedhjes së mbetjeve do të jetë në fashën:

ora 06:00 deri në orën 10:00 ora 19:00 deri në orën 22:00.

Për subjektet fizik dhe juridik, orari i hedhjes së mbetjeve do të jetë në fashën, si më poshtë:

 

  ora 06:00 deri në orën 09:00

ora 21:00 deri në orën 23:00.

Relacioni shoqërues, në lidhje

me cështjen që konsultohet.

Materialet dhe relacionet për konsultimin me publikun mund

t’i gjeni në faqen web të bashkisë https://vlora.gov.al/kalendari-i-konsultimit-publik/ https://vlora.gov.al/plani-vjetor-per-procesin-e-vendimarrjes-

me-pjesemarrje/.

  Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri

në BRENDA DATËS 12 maj, në adresat e emaileve: aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim Publik.

launela.dautaj@vlora.gov.al  – Sekretare e Këshillit Bashkiak

Shpjegim të procesit që do

ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit

Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të

ndjekë hapat si vijon: 1. Realizimin nga ana e administratës dhe Sekretariatit të Këshillit një Përmbledhje të Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që

përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi

i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë, Grupit te punes, Çështjeve Juridike, Komisioni i Buxhetit, Financës dhe Taksave-Tarifave, Komisioni i Pronave Publike, Transportit dhe Trafikut Rrugor; 3. Shqyrtimi nga ana e komisioneve të mësipërme (mbledhja e komisionit është e hapur për publikun) të cdo rekomandimi dhe të opinionit të Kryetarit të Bashkisë; 4. Diskutimi dhe miratimi i aktit në seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 5. Informimi i komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve

ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes

në konsideratë të tyre; 6. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 7. Njoftimi i administratës për aktin e miratuar; 8. Monitorimi i zbatimit të tij.

Data e publikimit 16.04.2026

 

You may also like...