MENAXHER PROJEKTI (Project Manager) për zbatimin e projektit “Smart Cities” në kuadër të Interreg VI-A IPA CBC Programme Greece–Albania 2021–2027.

Bashkia Vlorë

Thirrje për Shprehje Interesi

Bashkia Vlorë kërkon të angazhojë një ekspert të jashtëm për pozicionin: MENAXHER PROJEKTI (Project Manager) për zbatimin e projektit “Smart Cities” në kuadër të Interreg VI-A IPA CBC Programme Greece–Albania 2021–2027.

Lloji i angazhimit: Ekspert i jashtëm / kontratë shërbimi për kohëzgjatjen e projektit. Vendndodhja: Vlorë.

Kohëzgjatja: Për gjithë periudhën e zbatimit të projektit.

Detyrat kryesore:

  • Menaxhim i përgjithshëm i projektit dhe zbatimit të aktiviteteve sipas aplikimit dhe kontratës së grantit.
  • Koordinim i partnerëve të projektit (Greqi–Shqipëri) dhe palëve të interesuara.
  • Përgatitje dhe dorëzim i raporteve teknike dhe financiare te autoriteti financues.
  • Menaxhim i riskut, resurseve dhe buxhetit; monitorim i progresit dhe arritjeve.
  • Mbështetje në proçese tenderimi/kontratimi dhe kontroll cilësie.
  • Sigurim i përputhshmërisë me rregullat e Programit Interreg IPA CBC dhe udhëzimet e donatorit.
  • Organizim takimesh, eventesh dhe aktiviteteve të komunikimit/visibilitetit.

Dokumentacioni për aplikim:

  • Letër shprehjeje interesi (maks. 1 faqe) ku përshkruhen motivimi dhe përshtatshmëria për pozicionin.
  • CV e detajuar (EU CV template i preferuar) me referenca kontakti.

Afati dhe mënyra e dorëzimit:

  • Afati për dorëzim deri në  30/04/2026.
  • Aplikimet dorëzohen në Bashkinë Vlorë në formë zyrtare  ose me email Info@vlora.gov.al  me subjekt: “Menaxher Projekti “Smart Cities”.
  • Kandidatët të cilë do të shprehin interesin  më pas do të ftohen të dorëzojnë dosjen e plotë të aplikimit në Bashkinë Vlorë.

Për informacione shtesë kandidatët  të paraqesin Emer,Mbiemer,Nr tel,Email.

 

 

You may also like...