SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET PËR “Vrojtues plazhi”

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

VLORA INVEST SHPK

 

SHPALLJA E POZICIONEVE DHE KRITERET PËR “Vrojtues plazhi”

Bazuar në VKB-në nr. 19 datë 28.02.2026 “Për krijimin e shoqërisë bashkiake Vlora Invest sh.p.k në pronësi 100% të Bashkisë Vlorë”, Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe VKM-në nr. 103, datë 11.2.2026 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 328, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore”,

 

VLORA INVEST SHPK shpall pozicionet e punës:

 

Vrojtues Plazhi

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

 

  1. a) të ketë njohuri për kuadrin ligjor të funksionimit të stacionit të plazhit, teknikat e shpëtimit dhe dyluftimit në ujë, dhënien e ndihmës së parë mjekësore, për hidrometeorologjinë, karakteristikat e brigjeve shqiptare dhe rrymat ujore në to, si dhe për sigurinë e mjedisit ujor, me referim të veçantë për të njohur faktorët e rrezikshëm që mund të jenë të pranishëm në ujë;
  2. b) të jetë i angazhuar ekskluzivisht në shërbim të vrojtim-shpëtimit dhe të jetë i pranishëm përgjatë gjithë kohës pranë pikës së vrojtimit, përjashtuar rastet emergjente;
  3. c) të mbajë të veshur uniformën e vrojtuesit me ngjyrë të kuqe gjatë shërbimit. Uniforma ka të shkruar në pjesën e përparme logon, në krahun e majtë simbolin e flamurit shqiptar, në krahun e djathtë numrin e matrikullës dhe në pjesën e pasme, në mënyrë të dukshme qartë, “Vrojtues plazhi” dhe “Lifeguard”;

ç) të sinjalizojë pranë organeve kompetente, në rastet kur verifikohen kundërvajtje në territorin e stacionit të plazhit dhe në hapësirën ujore përballë tij;

  1. d) të kujdeset periodikisht për sinjalistikën ujore dhe territoriale të stacionit të plazhit dhe të bëjë zëvendësimin e materialeve të konsumuara në kutinë e ndihmës së shpejtë mjekësore, si dhe të mbajë në eficiencë mjetet e shpëtimit;
  2. dh) të ketë certifikatën dhe kartën ekuivalente të certifikatës, brenda afatit të vlefshmërisë, lëshuar nga qendrat e formimit profesional. Rinovimi i saj bëhet sipas rregullores së subjektit certifikues, me qëllim monitorimin e aftësive fizike, mendore të vrojtuesit.

 

 

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:

 

-Të ketë Çertifikatën dhe Kartën ekuivalente të certifikatës brenda afatit të vlefshmërisë, lëshuar nga qendra e formimit profesional përkatës. Rinovimi i saj bëhet sipas rregullores së subjektit certifikues, me qëllim monitorimin e aftësive fizike, mendore të vrojtuesit.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrimi
b – Fotokopje të diplomës të shkollës së mesme

c – Fotokopje të librezës së punës

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim/Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
i – Fotokopje të Çertifikatës dhe Kartës ekuivalente të certifikatës brenda afatit të vlefshmërisë(Vetë për pozicionin vrojtues plazhi)

 

Si të aplikoni:

 

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këto pozicione, mund të dorëzoni dokumentat e cituara më sipër  me  postë  në adresën: Sheshin “4 Heronjtë”, Bashkia Vlorë brenda datës  20.05.2026.

 

 

 

You may also like...