Njoftim për bursa studimi për maturantët e Vlorës

🎓 Bashkia Vlorë dhe Universiteti POLIS ofrojnë 5 bursa studimi për maturantët e dalluar të Vlorës

Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me Universitetin POLIS, shpall mundësinë për përfitimin e 5 bursave të studimit për vitin akademik 2026–2027, të dedikuara për maturantët me rezultate të shkëlqyera dhe angazhim të spikatur në fushën e shkencës, teknologjisë, olimpiadave kombëtare e ndërkombëtare, si dhe projekteve inovative.

Kjo nismë synon të mbështesë të rinjtë e talentuar të qytetit tonë në ndërtimin e një të ardhmeje të suksesshme akademike dhe profesionale.

📅 Afati i aplikimit: deri më 20 Qershor 2026

You may also like...