Shpallet procedura për vendin e lirë të punës: “Edukatore (mësues parashkollor)
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)”
në Kopshtin “Reshat Hoxha” Akërni, Vlorë
Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzim Nr. 8, Datë 03.05.2024 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë” i ndryshuar, Listën me rezultatet e kandidatëve të profilit Arsimi Parashkollor, të portalit “Mësues për Shqipërinë” 2026 ardhur me shkresën nr. 2419 prot., datë 04.09.2026, hyrë në Bashki me nr. 18087 Prot., datë 08.09.2026, Urdhër Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzim Nr. 14, Datë 10.07.2023 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, shkresës nr. 117 prot. datë 15.09.2026 “Kërkesë për personel mësimor” hyrë në Bashki me nr. 18578prot. datë 15.09.2026.
Shpallet procedura për vendin e lirë të punës:
“Edukatore (mësues parashkollor)” me kohë të plotë, me afat të pacaktuar:
në Kopshtin “Reshat Hoxha” Akërni, Vlorë
Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:
· Udhëzimi Nr. 8, Datë 03.05.2024 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë” me ndryshime.






