**Sa e zhurmshme është Vlora? Jepni mendimin tuaj për një qytet më të qetë!**

BASHKIA VLORË
📢 NJOFTIM PËR QYTETARËT

Bashkia Vlorë ju fton të kontribuoni në vlerësimin e ndotjes akustike në qytet!

Në kuadër të identifikimit të burimeve kryesore të zhurmës, evidentimit të zonave problematike dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës, ftojmë qytetarët të plotësojnë pyetësorin mbi ndotjen akustike në qytetin e Vlorës.

Mendimi dhe kontributi juaj janë të rëndësishëm për evidentimin e problematikave dhe përcaktimin e masave konkrete për reduktimin e ndotjes akustike.

📋 Plotësoni pyetësorin në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/1rKuq96BrBI6-NmGpKXPMz3u-YD2TL6FnN0HRc_o28-w/edit

Së bashku për një qytet më të qetë dhe një mjedis më të shëndetshëm!

Bashkia Vlorë

You may also like...