Bashkia Vlorë aksion për Lirimin e Hapësirave Publike të qytetit

Bashkia Vlorë aksion për Lirimin e Hapësirave Publike të qytetit

Ditën e sotme në lagjen 24 Maji të qytetit të Vlorës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Vlorë vijoji me aksionin e rradhës për Lirimin e Hapësirave Publike të zënë pa leje

Ky aksion, i udhëhequr nga Bashkia e Vlorës, ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet për të rikthyer qytetin tek qytetarët.

Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Z. Ermal Dredha, dhe e drejtorët të Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Vlorës bënë të ditur se lirimi i hapësirave publike është prioriteti kryesor i Bashkisë. Aksioni është një angazhim i vazhdueshëm për të siguruar që hapësirat publike të qytetit të përdoren në dobi të qytetarëve dhe jo për interesa të ngushta të individëve ose subjekteve të caktuara.

Ky aksion ka synuar të ndërmarrë hapa konkrete për të shembur ndërtime pa leje dhe për të liruar hapësirat publike që janë zënë pa të drejtë. Në veçanti, shembja e disa garazheve në lagjen 24 Maji është një hap i rëndësishëm drejt kthimit të hapësirave qytetare në shërbim të komunitetit.

Aksioni me qëllim lirimin e hapësirave të përdorura në mënyrë abuzive si parkime nga subjekte apo qytetarë, jashtë zonës së lejuar nga Bashkia Vlorë do të vijojë dhe në ditët në vijim.