Bashkia Vlorë njofton të gjithë të interesuarit se, në përfundim të procesit të aplikimit, shqyrtimit dhe vlerësimit të kandidaturave, është miratuar lista përfundimtare e aplikuesve fitues për anëtarë të Këshillit Vendor Rinor Vlorë

Bashkia Vlorë

Bashkia Vlorë njofton të gjithë të interesuarit se, në përfundim të procesit të aplikimit, shqyrtimit dhe vlerësimit të kandidaturave, është miratuar lista përfundimtare e aplikuesve fitues për anëtarë të Këshillit Vendor Rinor Vlorë.

Procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi, konkretisht:

  • Ligjin nr. 75/2019 “Për Rininë”, (I ndryshuar)
  • Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 666, datë 10.10.2019 “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Këshillave Vendorë Rinorë”;
  • Aktet përkatëse nënligjore dhe rregulloret në fuqi.

Gjatë gjithë procesit janë respektuar parimet e transparencës, barazisë dhe përfaqësimit të gjerë të të rinjve në nivel vendor.

Lista përfundimtare e aplikuesve fitues është si më poshtë:

   Nr Emër Mbiemër Mosha Përfaqësues të organizatave rinore/të rinj aktiv
        1 Ulkaon Rrokaj 16 vjeç të rinj aktiv
        2 Enri Shkupi 28 vjeç të rinj aktiv
        3 Emanuelv Bejaj 22 vjeç të rinj aktiv
        4 Xheliana Hazizaj 28 vjeç përfaqësues  organizate rinore
        5 Kevin Bimo 22 vjeç të rinj aktiv
        6 Ledia Shkupi 22 vjeç të rinj aktiv
        7 Xhoel Dervishaj 20 vjeç të rinj aktiv
        8 Enes Kërçanaj të rinj aktiv
        9 Milto Piero 22 vjeç të rinj aktiv
      10 Orges Malaj 22 vjeç të rinj aktiv
      11 Sabrina Abazaj 22 vjeç të rinj aktiv
     12 Belere Idrizaj 15 vjeç të rinj aktiv
     13 Heldi Llaguri 15 vjeç të rinj aktiv
     14 Alesia Hysomemaj 22 vjeç të rinj aktiv
     15 Juvia Marku 22 vjeç të rinj aktiv
     16 Erind Mersini 24 vjeç të rinj aktiv
     17 Klajdi Tozaj 25 vjeç të rinj aktiv
     18 Arked Seferi 17 vjeç të rinj aktiv
     19 Anxhela Muçaj 26 vjeç të rinj aktiv
     20 Evi Osmëni 26 vjeç të rinj aktiv
     21 Eni Vjero 25 vjeç të rinj aktiv
     22 Xhensila Qesargjoni 17 vjeç të rinj aktiv
    23 Losana Nelaj 16 vjeç të rinj aktiv

 

Aplikuesit fitues do të njoftohen në vijim nga Bashkia Vlorë për procedurat e mëtejshme lidhur me konstituimin dhe fillimin e funksionimit të Këshillit Vendor Rinor.

Bashkia Vlorë falënderon të gjithë të rinjtë që morën pjesë në këtë proces dhe shpreh vlerësimin për angazhimin e tyre në jetën komunitare dhe në proceset e vendimmarrjes vendore.

Për çdo informacion shtesë, të interesuarit mund të drejtohen pranë Bashkisë Vlorë.

 

 

You may also like...