GRANTI I MENJËHERSHËM PËR BANESAT ME KOSTO TË ULËT

GRANTI I MENJËHERSHËM PËR BANESAT ME KOSTO TË ULËT
Në mbështetje të ligjit nr.22/2018, datë 03.05.2018 “Për strehimin social”, të ndryshuar
Granti i menjëhershëm për banesat me kosto të ulët është një instrument financiar që përdoret për lehtësimin e blerjes së banesës me kosto të ulët nga përfituesi. Granti i menjëhershëm akordohet nga buxheti i shtetit për familjet/individët e miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak.
Përfitojnë grant të menjëhershëm me përparësi:
- Kryefamiljarët me aftësi të kufizuara
- Familjet me më shumë se një person me aftësi të kufizuara
- Individët me statusin e jetimit, që jetojnë në banesa të papërshtatshme, ose konvikte
- Kryefamiljarët e vetëm, viktimë e dhunës në familje
- Familjet njëprindërore të minoritetit rom dhe egjiptian
- Familjet e punonjësve të rendit të rënë në detyrë, që përfitojnë kredi me interes 0%
- Fëmijët në përkujdesje të Republikës sipas legjislacionit në fuqi
- Familjet/individët që kanë në përbërje;
– Një person me aftësi të kufizuara
- Një individ me statusin e jetimit, i cili në momentin e aplikimit nuk ka mbushur moshën 30 vjeç
- Kryefamiljari i vetëm , në rastin kur ka në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç
- Familjet e minoritetit rom dhe egjiptian,
të cilët kanë rënë në vështirësi financiare dhe rrezikojnë të humbasin banesën me kosto të ulët që kanë blerë me kushte kreditimi
*Shuma e grantit të menjëhershëm, që përfiton individi/familja është në masën 10% të çmimit të shitjes së banesës me kosto të ulët, përveç rasteve të përcaktuara në pikat 6 dhe 7, për të cilët shuma e grantit është 20% e çmimit të shitjes së banesës me kosto të ulët.
DOKUMENTACIONI QË DUHET TË PARAQESIN APLIKANTËT
- Kopje të kontratës së shitblerjes së banesës me kosto të ulët, me të cilën individi/familja ka lidhur kontratë kreditimi, ose kontratë të shitblerjes së banesës me kosto të ulët.
- Faktin, nëse individi/familja ka përfituar më parë nga programe për dhënie granti apo zbritje të vlerës së banesës për shkak të statusit të familjes, apo të ndonjë anëtari të saj.
- Çdo dokument tjetër të përcaktuar me VKM Nr.384, datë 06.2019 “”Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, si vijon:
- Për të dhënat personale të aplikantit:
- Çertifikatë e lindjes së aplikantit, e-albania
- Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, aplikanti
- Për vërtëtimin e kushteve familjare :
- Çertifikatë familjare, e-albania
- Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijët për çiftet e divorcuara, aplikanti
- Për vërtetimin e kushteve sociale:
- Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara, aplikanti
- Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, aplikanti
- Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë, si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, aplikanti
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin emigrant i rikthyer, punëtor migrant, azilkërkues, refugjatët, apo personat me mbrojtje plotësuese, aplikanti
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e policëve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, aplikanti
- Urdhër mbrojtje, apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje, aplikanti
- Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane, aplikanti
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin, aplikanti
- Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI, aplikanti
- Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë, aplikanti
- Për vërtetimin e kushteve ekonomike
- Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, me vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune, aplikanti
- Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familje, aplikanti
- Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar, e-albania
- Vërtetim nga zyra e punësimit të njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë, aplikanti
- Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension, e-albania
- Për vërtetimin e kushteve të strehimit
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes dhe nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi të ka humbur për shkak të një fatkeqësie, ose force madhore, e-albania
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja, apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është nën normat e strehimit në fuqi, e-albania
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që ka ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, e-albania
- Akt-verifikimi nga njësia vendore për;
-banesat rrezik shembje, aplikanti
-rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore, aplikanti
-banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi legalizimit, aplikanti
-vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës, aplikanti
Akti i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale, ose struktura, të cilat klasifikohen si banesë, aplikanti