Kalendari i Konsultimit Publik
NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli: Konsultim publik për miratimin e tarifës së shërbimit të karrotrecit për çdo mjet, si dhe
tarifat ditore për qëndrimin e automjeteve në pikat e bllokimt të Policisë Bashkiake në territorin e
Bashkisë Vlorë.
Propozuesi i projektaktit: Kryetare e Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit dhe ato te margjinalizuara
të Bashkisë Vlorë ka si qëllim vëmendjen që i jepet nevojave të komunitetit në lidhje me heqjen ,
transportimin, ruajtjen dhe lirimin e mjeteve te ndaluara ose te parkuara në kundërshtim me
rregullat e qarkullimit rrugor në qytetin e Vlorës. Nëpërmjet tij synohet mbledhja e sugjerimeve të
komunitetit lidhur me tarifat e shërbimit të karrotrecit për çdo mjet në territorin e Bashkisë Vlorë.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të
Kulturës “Labëria” në datë 20.02.2026, ora 13:30.
Gjithashtu, nga data e publikimit në faqen Web të bashkisë dhe në shpalljen publike në ambientet
e jashtme, gjithë grupet e interesit dhe qytetarët janë të lutur që gjithë sygjerimet e tyre janë të
mirëpritura deri më datë 17 shkurt 2026, në adresat e emaileve:
aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim
zerajdaut@gmail.com -Sekretar i Këshillit Bashkiak.
Pjesëmarrës:
– Nga ana e Bashkisë: Kryetar i Bashkisë, Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Sekretar i Këshillit
Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës,
Administratorët e Njësive Administrative. – Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Vlorë, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, grupe
te ndryshme interesi apo grupet e margjinalizuara, etj.
Forma e konsultimit: Takim në terren.
Qëllimi i këshillimit publik Konsultimi publik në tërren synon konsultimin mbi proçedurat
që do të ndiqen për mjetet e ngritura me mjet ngritës, sipas ligjit
nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor I Republikës së
Shqipërisë nga Shërbimet e Policisë BashkiakeVlorë.
Përshkrimi i çështjes. Ky propozim ka për qëllim vendosjen e tarifës së shërbimit të
karrotrecit për çdo mjet, si dhe tarifat ditore për qëndrimin e
automjeteve në pikat e bllokimit të Policisë Bashkiake Vlorë.
Kjo proçedurë ka për të përcaktuar rregullat , përgjegjësitë e
strukturave të Policisë Bashkiake për konstatimin,
dokumentimin, heqjen, transportimin, ruajtjen dhe lirimin e
mjeteve të ndaluara ose të parkuara në kundërshtim me
rregullat e qarkullimit rrugor.
Proçedura që ndiqet në rastet kur mjeti sopstohet me mjet
ngritës:
1.Konstatim i kundërvajtjes
2.Verifikim i kushteve ligjore
3.Vendosja e masës administrative
4.Dokumentimi
5.Heqja e mjetit me mjet ngritës
6.Hartimi i procesverbalit
7.Transportimi dhe ruajtja
8.Regjistrimi i mjetit në regjistër
9.Njoftim i pronarit
10.Lirimi dhe dorëzimi i mjetit
Kontaktet dhe afatet e
dërgimit të komenteve,
rekomandimeve, vërejtjeve;
Komentet dhe rekomandimet tuaja jepen në adresat e emailit
të sekretarisë së Këshillit Bashkiak dhe Koordinatorit për
Konsultimin me Publikun, BRENDA DATËS 17 shkurt 2026,
në adresat e emaileve:
aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim
dhe Konsultim Publik.
zerajdaut@gmail.com – Sekretar i Këshillit Bashkiak
Ndryshimet kryesore dhe/ose
alternativat e mundshme
Përcaktimi i tarifës së shërbimit të karrotrecit në vlerën 4000
lekë, si tarifë e detyrueshme për çdo rast të transportimit të
mjetit nga shërbimi përkatës.
Përcaktimi i tarifës ditore për qëndrimin e automjeteve në pikat
e bllokimit të Policisë Bashkiake të jetë 500 lekë për 24 orë
qëndrimi është bërë duke u bazuar në analizën e kostove reale
të shërbimit, të cilat përfshijnë:
Shpenzimet për personelin e angazhuar në ofrimin e shërbimit;
Shpenzimet administrative dhe logjistike;
Garantimin e vazhdimësisë dhe eficencës së shërbimit.
Miratimi i kësaj tarife synon ofrimin e një shërbimi efikas dhe
të qëndrueshëm nga Bashkia Vlorë.
Materialet dhe procesverbali për konsultimin me publikun
mund t’i gjeni në faqen Web të bashkisë
https://vlora.gov.al/plani-vjetor-per-procesin-e-vendimarrjes
me-pjesemarrje/.
Dërgimi i sugjerimeve të komunitetit do të jetë i mundur deri
në BRENDA DATËS 17 shkurt, në adresat e emaileve:
aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim
dhe Konsultim Publik.
daut_zeraj@hotmail.com -Sekretar i Këshillit Bashkiak
Shpjegim të procesit që do
ndjekë dhe veprimet qe do të
ndërmarrë Këshilli për të
shqyrtuar rekomandimet nga
publiku deri në marrjen e
vendimit
Pas mbledhjes së rekomandimeve, Këshilli i Bashkisë do të
ndjekë hapat si vijon: 1. Realizimin nga ana e administratës
dhe Sekretariatit të Këshillit një Përmbledhje të
Rekomandimeve dhe rezultateve të plota të takimit që
përfshin të gjitha mendimet dhe propozimet që do të vijnë nga
komuniteti dhe bërja publike e kësaj Përmbledhje; 2. Dërgimi
i kësaj Përmbledhje Rekomandimesh Kryetarit të Bashkisë,
Grupit te punes, Çështjeve Juridike, Komisioni i Buxhetit,
Financës dhe Taksave-Tarifave, Komisioni i Pronave Publike,
Transportit dhe Trafikut Rrugor; 3. Shqyrtimi nga ana e
komisioneve të mësipërme (mbledhja e komisionit është e
hapur për publikun) të cdo rekomandimi dhe të opinionit të
Kryetarit të Bashkisë; 4. Diskutimi dhe miratimi i aktit në
seancën e hapur të Mbledhjes së Këshillit; 5. Informimi i
komunitetit, për marrjen në konsideratë të rekomandimeve
ose për mosmarrjen në konsideratë dhe arsyet e mosmarrjes
në konsideratë të tyre; 6. Publikimi i aktit në faqen e Këshillit
të Bashkisë dhe në tabelat e informimit; 7. Njoftimi i
administratës për aktin e miratuar; 8. Monitorimi i zbatimit të
tij.
Data e publikimit 23.01.2026
NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli: Konsultim publik për caktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të
shërbimit të parkimit me pagesë në territorin e Bashkisë Vlorë.
Propozuesi i projektaktit: Kryetare e Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit dhe ato te margjinalizuara
të Bashkisë Vlorë ka si qëllim vëmendjen që i jepet nevojave dhe dëshirave të komunitetit në lidhje
me lehtësimin e trafikut rrugor në qytetin e Vlorës. Nëpërmjet tij synohet mbledhja e sugjerimeve
të komunitetit lidhur me caktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit
të parkimit me pagesë në rrugë dhe sheshe në territorin e Bashkisë Vlorë.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të
Kulturës “Labëria” në datë 20.02.2026, ora 11:00.
Gjithashtu, nga data e publikimit në faqen ëeb të bashkisë dhe në shpalljen publike në ambientet e
jashtme, gjithë grupet e interesit dhe qytetarët janë të lutur që gjithë sygjerimet e tyre janë të
mirëpritura deri më datë 17 shkurt 2026, në adresat e emaileve:
aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim Publik.
zerajdaut@gmail.com-Sekretar i Keshillit Bashkiak
NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Baza ligiore: Ne zbatim te ligjit nr.139/2015 “Per vetqeverisjen vendore” neni 18; ligjit nr.119/2014 “Per te drejten e informimit” , ligiit nr.146/2012 “Per njoftimin dhe konsultimin publik” pika 1 dhe 2 neni 5, pika 1,2,3,4 neni 52; Rregullores e Organizimit dhe Funksionimit te Bashkise; si dhe Urdhrit nr.151 date 11.03.2025
Sqarime per projektaktin: Relacioni sqarues i projektaktit percakton arsyet e paraqitura nga propozuesi i projektaktit, te cilat ne menyre te permbledhur jane :
Miratimi i draftit te projektbuxhetit afatmesem eshte nje vendim i rendesishem qe merret nga Keshilli i Bashkise, pasi percakton fondet qe do te perdoren per te gjitha sherbimet / funksionet e ushtruara nga Bashkia dhe performancen e tyre. Keshilli i Bashkise duhet te sigurohet qe fondet publike shkojne pr permiresimin e sherbimeve
qe ofrohen nga Bashkia per komunitetin dhe adresojne nevojat e tyre, brenda kapaciteteve financuese te Bashkise. Per kete, Keshilli i Bashkise do te organizoje kete konsultim publik per te marre mendimin dhe sugjerimet e qytetarve mbi draftin e buxhetit afatmesem 2026-2028.
Grupet qe do te konsultohen:
Banoret e qytetit te Vlores, te njesive administrative Orikum, Qender, Novosele dhe Shushice, Shoqata e biznesit me perfaqesues nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise, OJF dhe Media, Kryetarit e Fshatrave dhe Nderlidhesit Komunitar etj.
Nr Aktiviteti Data Vendi Ora Menyra Forma
1 Rajoni 1 11.08.2025 Bar Hallowen 17.00 Takim publik Bisede
2 Rajoni 2 12.08.2025 Pallati i Kultures 17.00 Takim publik Bisede
3 Rajoni 3 13.08.2025 Pallati i Kultures 17.00 Takim publik Bisede
4 Rajoni 4 14.08.2025 Bar Relax 17.00 Takim publik Bisede
5 Rajoni 5 15.08.2025 Bar 8 N~ntori 17.00 Takim publik Bisede
6 Njesia Administrative Orikum 11.08.2025 N ambjentet e NjA 10.00 Takim publik Bisede
7 Nj~sia Administrative Shushice 12.08.2025 NE ambjentet e NjA 10.00 Takim publik Bisede
8 Nj~sia Administrative Novosele 13.08.2025 N~ ambjentet e NjA 10.00 Takim publik Bisede
9 Nj~sia Administrative Qender 14.08.2025 NE ambjentet e NjA 10.00 Takim publik Bisede
10 Shoqata e biznesit me perfaqesues 15.08.2025 Pallati i Kultures10.00 Takim publik Bisede
Kalendari i konsultimit publik




