MARRJE ME QERA NJË AMBJENT PËR KOPSHTIN NR.10 RAJONI 3

Në zbatim të ligjit Nr.139/2015 “ Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, ligjit nr.139/2012 “Per sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Nr.15 datë 12.07.2013 “Për procedurat e posaçme për shqyrtimin e kërkesave për licencë të institucioneve arsimore private dhe institucioneve arsimore plotësuese private parauniversitar”, i ndryshuar, dhe sipas projektit egzistues të kopshtit Nr.10, mjediset me qera duhet të plotësojnë këto kritere:
1-Vendndodhja duhet të jetë Rajoni Nr.3, blloku midis rrugës “Hasan Kushta” dhe rrugës “Lef Sallata”.
2-Certifikatë pronësie, kartelë+hartë, e rifreskuar(E konfirmuar 3 muajt e fundit në ASHK Vlorë).
3-Objekti duhet të jetë 1-2-3 katësh për arsye sigurie sipas VKM ne fuqi. Të jetë të paktën 680m² , sa sipërfaqe ndërtimore totale e objektit egzistues Kopshtit nr.10.
Objekti duhet të jetë në gjendje të mirë , pa lagështi, në standarde për shfytëzim.
4-Normë shfrytëzimi 1.3-1.6m², dmth, klasa mësimore 32.5m²-40m² ose 53.75m² sikurse janë klasat egzistuese të Kopshtit Nr.10.
Gjithsej 8 mjedise për klasa mësimore/mjedise fjetje sepse kopshti ka :
Grupe I – 2
Grupe II -2
Grupe III – 3
Grup i përzierë – 1
Një mjedis/zyrë drejtorie.
Një mjedis për kuzhinë gatimi, të paktën sa mjedisi egzistues i gatimit 25m². Të ketë KUZ , KUB funksionale, në standarde.
5-Bokse 3 copë/grup dhe 4 lavamanë/grup
Shërbime higjenike edhe për personelin.
6-Kënd sportiv jo më të vogël se 100m²/oborr
7-Norma e ndriçimit 15%, xhama të tejdukshëm
8-Sistem të mbrojtjes ndaj zjarrit (Për më shumë se 200 fëmijë duhet shkallë emergjence)
9-Depozitë uji
10-Sistemin e furnizimit me energji elektrike 3-fazor
11-Sistem kondicionimi
12-Gjerësia e shkallëve të paktën 2m.
Për cdo tregues tjetër i referohemi VKM nr. 319, datë 12.4.2017 “Për miratimin e standardeve të projektimit të shkollave”.
Për çdo kriter tjetër të negociohet për të siguruar të paktën standardin e kopshtit egzistues, Kopshtit Nr.10
Vlera minimale e qerase mujore është 204.000(dyqind e katër mijë)lekë në muaj
Llogaritja eshte bere ne baze te VKM 469 date 03.06.2015 “Per Percaktimin e Vlerse Minimale Te Cmimit te Referencave Te Qerave te Ndertesave per Qellime Tatimore”.
Data per dorëzimin e dokumentave është 30.06.2025 , Zyra e Informacionit, Bashkia Vlore