Mbëshetje me bursa për 30 nxënës të minoritetit Rom dhe Egjiptian
Bashkia Vlorë në bazë të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjenvendore”dhe projektit “Support towards employment and education members for the Roma and Egyptian minority inmunicipality of Vlora” me objekt mbëshetje me bursa për 30 nxënës të minoritetit Rom dhe Egjiptian të cilët ndjekin arsimin9 – vjecar, shpall thirrjen për shprehje interesi.
Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë :
• Kërkesë nga kryefamiljari për mbështetje me bursë
• Certifikatë familjare dhe personale
• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ,
- Mesatarja e notave të viti të mëparshëm të jetë mbi 8 dhe dëftesën e shkollës të vitit të mëparshëm.
• Vërtetim banimi
• Vërtetim nga shoqatat e Romëve/Egjiptiane
Afati për dorëzimin e dokumentave është 21.11.2023 deri në08.12.2023