MENAXHER PROJEKTI (Project Manager) për zbatimin e projektit “Smart Cities” në kuadër të Interreg VI-A IPA CBC Programme Greece–Albania 2021–2027.
Bashkia Vlorë
Thirrje për Shprehje Interesi
Bashkia Vlorë kërkon të angazhojë një ekspert të jashtëm për pozicionin: MENAXHER PROJEKTI (Project Manager) për zbatimin e projektit “Smart Cities” në kuadër të Interreg VI-A IPA CBC Programme Greece–Albania 2021–2027.
Lloji i angazhimit: Ekspert i jashtëm / kontratë shërbimi për kohëzgjatjen e projektit. Vendndodhja: Vlorë.
Kohëzgjatja: Për gjithë periudhën e zbatimit të projektit.
Detyrat kryesore:
- Menaxhim i përgjithshëm i projektit dhe zbatimit të aktiviteteve sipas aplikimit dhe kontratës së grantit.
- Koordinim i partnerëve të projektit (Greqi–Shqipëri) dhe palëve të interesuara.
- Përgatitje dhe dorëzim i raporteve teknike dhe financiare te autoriteti financues.
- Menaxhim i riskut, resurseve dhe buxhetit; monitorim i progresit dhe arritjeve.
- Mbështetje në proçese tenderimi/kontratimi dhe kontroll cilësie.
- Sigurim i përputhshmërisë me rregullat e Programit Interreg IPA CBC dhe udhëzimet e donatorit.
- Organizim takimesh, eventesh dhe aktiviteteve të komunikimit/visibilitetit.
Dokumentacioni për aplikim:
- Letër shprehjeje interesi (maks. 1 faqe) ku përshkruhen motivimi dhe përshtatshmëria për pozicionin.
- CV e detajuar (EU CV template i preferuar) me referenca kontakti.
Afati dhe mënyra e dorëzimit:
- Afati për dorëzim deri në 30/04/2026.
- Aplikimet dorëzohen në Bashkinë Vlorë në formë zyrtare ose me email Info@vlora.gov.al me subjekt: “Menaxher Projekti “Smart Cities”.
- Kandidatët të cilë do të shprehin interesin më pas do të ftohen të dorëzojnë dosjen e plotë të aplikimit në Bashkinë Vlorë.
Për informacione shtesë kandidatët të paraqesin Emer,Mbiemer,Nr tel,Email.






