NJOFTIM PËR NDRYSHIM TË QËNDRËS SË VOTIMIT

Në zbatim të ligjit nr,10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikēs së Shqipërisë” i ndryshuar, të Dekretit nr.399, datë 05.12.2024 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë “Percaktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”, Udhēzim i Ministrit të Brendshëm nr. 235, datë 10.12.2024 “Per procedurat hartimit të listave të zgjedhësve pēr zgjedhjet pēr Kuvendin e Shqipērisë”, Udhëzimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr. 1, datë 05.12.2020, “Përcaktimi i rregullave për ngritjen, caktimin dhe njoftimin e vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së vetëqeverisjes vendore për zgjedhjet”,i ndryshuar si dhe Vendimin e KQZ-së nr.15, datë 07.12.2024 “Për caktimin e kufijve dhe ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Të nderuar qytetarë duke kërkuar mirëkuptimin tuaj mbi ndryshimet e kryera për arsye objektive për vendndodhjen e disa qendrave të votimit ju informojmë se:
Në shkollën 9 vjeçare ” Lef Sallata” Vlorë ku kanë qenë të vendosura qendrat me Nr. 4460/00, Nr.4460/01, Nr.4460/02, Nr.4462, dhe Nr.4462/1 po kryhen punime, për këtë arsye procesi i votimit do të zhvillohet pranë ambienteve të Shkollës Speciale P.L.M Vlorë .
Në Kopështin nr.10 ku kanë qenë të vendosura qendrat Nr. 4463/00 dhe Nr.4463/01, do të kryhen punime, për këtë arsye procesi i votimit do të zhvillohet pranë ambienteve të Shkollës së Mesme ” Ali Demi “.