SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE (1 (një) pozicion“Mesues Ndihmes” në Kopshtin Grabian, Llakatund)

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

(1 (një) pozicion“Mesues Ndihmes” Kopshtin Grabian, Llakatund)

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Udhëzim nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “mësues për shqipërinë”, Udhëzimi Nr. 38, datë 07.10.2014 “Për kriteret e mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuar në institucionet publike të arsimit parauniversitar” dhe Dispozitat Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar.

Drejtoria e Kopshtit Grabian, Llakatund, Bashkia Vlorë,shpallin procedurat për vendin e lirë të punës:

“Mesues Ndihmes”

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:

Udhëzimin nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “mësues për shqipërinë”

Udhëzimin Nr. 38, datë 07.10.2014 “Për kriteret e mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuar në institucionet publike të arsimit parauniversitar”.

Personat e interesuar duhet të paraqiten me dosje pranë kopshtit dhe në Bashkinë Vlorë.

You may also like...