Për një bregdet të pastër për sezonin turistik

Vlora do të ketë një bregdet të pastër për sezonin turistik të këtij viti. Kjo, falë një investimi të realizuar nga Qeveria Shqiptare dhe Bashkia e Vlorës në rrjetin e kanalizimeve në qytet. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka hartuar këtë projekt që tani po zbatohet. Ne zonën e ish-Fabrikës së Çimentos po punohet për shtrimin e rrjetit të ri të kanalizimeve, ndërsa Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli shoqëruar nga Drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili, ndoqën sot ecurinë e punimeve. Kryebashkiaku tha se janë duke u evidentuar të gjitha lidhjet abuzive të kanalizimeve, ndërsa siguron se për sezonin turistik të këtij viti, “Lungomare”, do të jetë tërësisht e pastër nga ujërat e zeza.

You may also like...