Njoftim për pagesën e detyrimeve tatimore vendore – Afati 20 Prill 2026

I nderuar taksapagues,
 
Administrata Tatimore e Bashkisë Vlorë, në zbatim të legjislacionit tatimor në Republikën e Shqipërisë, konkretisht ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, si dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 96, datë 07.12.2023, “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në territorin e Bashkisë Vlorë”, ka kryer vlerësimin e detyrimeve tatimore për çdo person të tatueshëm.
Me anë të këtij njoftimi, ju rikujtojmë se afati i fundit për pagesën e detyrimeve tatimore, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit Bashkiak, është data 20 prill 2026.
Në rast se nuk keni marrë Njoftim-Vlerësimin, jeni të lutur të paraqiteni pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, për të tërhequr detyrimet që i përkasin subjektit tuaj.
Nisur nga sa më sipër, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, pasi ju ka përcjellë zyrtarisht Njoftim‑Vlerësimin për detyrimet tatimore, ju rikujton afatin e pagesës, datën 20 prill 2026.
Bazuar në nenin 114 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, mosshlyerja në afat e detyrimit tatimor detyron subjektin të paguajë kamatëvonesë në masën 0.06% të vlerës së detyrimit të papaguar për çdo ditë vonesë. Në asnjë rast, kjo kamatë nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.
Për çdo sqarim të nevojshëm, jeni të lutur të komunikoni me specialistët e pranimit sipas rajonit/njësisë administrative përkatëse, pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, pranë zyrave të Gjendjes Civile.
 
Faleminderit për kontributin tuaj!

You may also like...