Njoftim për bashkëpunim në menaxhimin e qenve endacakë në Bashkinë Vlorë

Bashkia Vlorë, në kuadër të përmirësimit të mirëqenies së kafshëve dhe menaxhimit të qenve endacakë, njofton nisjen e një nisme bashkëpunimi me organizatat e specializuara në mbrojtjen e kafshëve.
Ftohen të gjitha organizatat joqeveritare dhe shoqatat e mbrojtjes së kafshëve që operojnë në këtë fushë, të shprehin interesin e tyre për bashkëpunim në:
* kapjen dhe adoptimin e qenev endacak
* organizimin dhe angazhimin e vullnetarëve
* aktivitete sensibilizuese për komunitetin
Organizatat e interesuara ftohen të paraqiten pranë Bashkisë Vlorë, pranë Drejtorisë së Pronave Publike dhe Menaxhimit të Aseteve, Sektori i Veterinarisë, për të dorëzuar kërkesën zyrtare për bashkëpunim, së bashku me një përshkrim të shkurtër të aktivitetit dhe eksperiencës së tyre ne email-in info@vlora.gov.al aulona.veizi@vlora.gov.al.
Bashkia Vlorë mbetet e angazhuar në bashkëpunim me të gjithë aktorët që kontribuojnë në trajtimin profesional dhe përmirësimin e kushteve të kafshëve endacake në qytet.

You may also like...