Njoftim për vendosjen e kufizimeve për qarkullimin e mjeteve të rënda të transportit rrugor të mallrave dhe disiplinimin e veprimtarive të ndërtimit gjatë sezonit turistik

Bashkia Vlorë njofton të gjitha subjektet ndërtuese që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike të territorit të Bashkisë Vlorë se, në zbatim të Urdhrit të Kryetarit të Bashkisë Vlorë nr. 813, datë 01.06.2026, “Për vendosjen e kufizimeve për qarkullimin e mjeteve të rënda të transportit rrugor të mallrave dhe disiplinimin e veprimtarive të ndërtimit gjatë sezonit turistik”, në kuadër të garantimit të mbarëvajtjes së sezonit turistik, deri më datë 15.09.2026 pezullohen të gjitha punimet e ndërtimit.
Nga ky pezullim përjashtohen vetëm veprat me interes publik, të cilat do të vijojnë sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara në urdhrin e sipërcituar.
Të gjitha subjektet janë të detyruara të respektojnë përcaktimet e këtij urdhri.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!
Bashkia Vlorë






