Njoftim për zhvillimin e dëgjesës publike mbi riorganizimin territorial.
NJOFTIM
Njoftim për zhvillimin e dëgjesës publike mbi riorganizimin territorial.
Në kuadër të procesit të dëgjesës publike mbi riorganizimin territorial, ftohen qytetarët, përfaqësuesit e komunitetit, organizatat e shoqërisë civile, grupet e interesit dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konsultimin publik.
Qëllimi i këtij konsultimi është prezantimi i propozimeve lidhur me riorganizimin territorial, evidentimin e nevojave dhe shqetësimeve të komunitetit si dhe marrja e mendimeve, sugjerimeve dhe rekomandimeve nga komuniteti.
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre.
Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kulturës “Labëria” në datë 31.08.2026, ora 17:30.
Gjithashtu, nga data e publikimit në faqen web të bashkisë dhe në shpalljen publike në ambientet e jashtme, gjithë grupet e interesit dhe qytetarët, janë të lutur që gjithë sygjerimet e tyre janë të mirëpritura në adresat e emaileve:
aurora.kamberaj@vlora.gov.al – Koordinatore për Njoftim dhe Konsultim,
launela.dautaj@vlora.gov.al – Sekretare e Këshillit Bashkiak






