PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT TË BANESAVE ME KOSTO TË ULËT, NËPËRMJET SUBVENCIONIMIT TË INTERESAVE TË KREDIVE NGA BUXHETI I SHTETIT
NJ O F T I M
PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT TË BANESAVE ME KOSTO TË ULËT, NËPËRMJET SUBVENCIONIMIT TË INTERESAVE TË KREDIVE NGA BUXHETI I SHTETIT
VITI 2025
Në zbatim të ligjit nr.22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehiminsocial” të ndryshuar , neni 44, 47, 48, të VKM Nr.268, datë29.04.2022 ”Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.453, datë 3.7.2019, të Këshillit të Ministrave ” Për masën e subvencionimit të interesave të kredisë dhe proçedurën e dhëniessë tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët me kredi tëlehtësuar nga shteti””, të VKM Nr.384 datë 12.06.2019 “Përpërcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdoprogrami social të strehimit dhe të afateve e proçedurave tëmiratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, të shkresave tëMinistrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me Nr.12636/2 prot., datë 13.11.2024 “Mbi kërkesën për informacion”, Nr.15406prot., datë 06.12.2024 “Mbi programin përsubvencionimin e interesave të kredisë” dhe Nr.6859prot., datë21.05.2025 “Mbi nivelin e të ardhurave maksimale për të përfituarnga programi i subvencionimit të interesave të kredisë”, Bashkia Vlorë njofton zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët, nëpërmjet kredisë me kushte lehtësuese nga buxheti i shtetit përvitin 2025, duke hapur thirrjen për aplikim për familjet dheindividët në nevojë për strehim.
Kategoritë që trajtohen me përparësi
Programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojëfamilje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi. Përparësi nëpërzgjedhje do të kenë;
–familje të reja dhe të rinj me moshë jo më të madhe se 40 vjeç
–gra kryefamiljare/gra të dhunuara
–familje njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë
–familjet me më shumë se katër fëmijë
Përparësitë e përcaktuara më sipër nuk përjashtojnë individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto grupe.
Programi do të zbatohet nga tre bankat e nivelit të dytë, me të cilatështë bërë marrëveshja nga ministria që në vitin 2019,
-Banka Raiffeisen
-Banka Kombëtare Tregtare
-Banka Intesa Sanpaolo
Çdo individ/familje mund ti drejtohet të treja bankave për të marrëofertën që i përshtatet më mirë kushteve të tij/saja dhe më pas tëvijojë me bankën që përzgjedh vetë
Interesi i kredisë
Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë do të jetë me interes fiks për pjesën që i takon qytetarit deri në 3%, ndërsaluhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit tështetit.
Kohëzgjatja e kredisë
Kohëzgjatja e kredisë është në varësi të moshës së aplikantit dhepërcaktohet rast pas rasti nga banka.
Fazat e aplikimit
Proçesi do të zhvillohet në dy faza;
Faza e parë fillon në datën 1korrik 2025 dhe mbaron në datën 31korrik 2025. Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar përpara kësajdate duhet të riaplikojnë në portalin qeveritar e-albania, duke zgjedhur shërbimin ”Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”. Aplikimi në sistem duhet të përcaktohet sipasrenditjes së formave të trajtimit në bazë të preferencave tëaplikantit, duke zgjedhur për tu trajtuar me strehim nëpërmjetprogramit “Banesë me kosto të ulët”. Në mungesë të Banesave me Kosto të Ulët, duhet të zgjedhin Subvencionimi i Interesave tëKredisë.
Faza e dytë, dorëzimi i dokumentacionit do të vijojë me një njoftimtë dytë public.
Tabela mbi numrin e familjeve që do të trajtohen, vleratmaksimale të kredisë dhe nivelet e të ardhurave minimale e maksimale mujore neto.
Të ardhurat maksimale të familjeve përbëjnë kriter skualifikimi.
Nr. |
Struktura e apartamentit |
Struktura familjare |
Sipërfaqet takuese |
Vlera maksimale e kredisë |
Niveli i të ardhuraveminimale mujore/lekë |
Niveli i të ardhuravemaksimale mujore/ lekë |
|
Garsonierë |
1 |
45 |
3,090,600 |
35520 |
55814 |
|
Ap.1+1 |
2 |
55 |
3,777,400 |
35520 |
77051 |
|
Ap.2+1 |
3-4 |
81 |
5,563,080 |
35520 |
93786 |
|
|
|
|
|
|
117506 |
|
Ap.3+1 |
5 dhe më shumë |
100 |
6,868,000 |
35520 |
129403 |
Numri total i kredive në dospozicion është 134
Kriteret bazë për paraseleksionimin e kërkesave të paraqituranga individët/familjet e interesuara për të përfituar ngaprogram “Subvencionimi i interesave të kredisë:
Proçedurat e shqyrtimit dhe të përzgjedhjes së familjeve
Brenda afatit të përcaktuar një mujor aplikantët duhet tëdepozitojnë formularët e plotësuar elektronikisht në portalinqeveritar e-albania, ose ti dërgojnë me postë pranë Drejtorisë sëBashkëqeverisjes në Bashkinë Vlorë, ku do të regjistrohen me numër protokolli.
Në përfundim të fazës së parë Komisioni i Strehimit të Bashkisë do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të bëj përzgjedhjen e aplikimeve fituese sipas kritereve të përcaktuara, duke shpallur listën emërore të aplikantëve fitues për të vijuar me fazën e dytë.
Faza e dytë do të fillojë me një njoftim tjetër nga Bashkia Vlorë.
Në fazën e dytë të gjtha familjet dhe individët e kualifikuar në fazën e parë, pra të shpallur fitues në fazën e parë do të dorëzojnë formularin e plotësuar në e-albania, duke bashkëlidhur dokumentacionin e kërkuar.