PROCEDURAT E ANKIMIT ADMINISTRATIV

Të drejtat e personit të interesuar

1. Çdo person, që ka ose ka pasur interes në një procedurë prokurimi dhe kur është dëmtuar ose rrezikohet të dëmtohet nga një vendim i autoritetit kontraktor, i marrë në kundërshtim me këtë ligj, mund ta kundërshtojë vendimin.

1.1 Në rastin e ankesave për dokumentet e tenderit, operatorët ekonomikë mund të ankohen pranë autoritetit kontraktor brenda 7 ditëve nga data e publikimit të njoftimit të kontratës në faqen në internet të Agjencisë së Prokurimit Publik. Me marrjen e ankesës me shkrim, autoriteti kontraktor pezullon vazhdimin e procedurës së prokurimit, derisa ankesa të jetë shqyrtuar plotësisht, përfshirë dhe nxjerrjen e një vendimi brenda 3 ditëve nga data e depozitimit të ankesës. Ndaj vendimit përfundimtar të autoritetit kontraktor mund të bëhet ankim në Komisionin e Prokurimit Publik, në përputhje me pikën 6 e në vijim të këtij neni.

 

  1. 2. Ankesa kundër vendimeve të autoritetit kontraktor i paraqitet, së pari, me shkrim, autoritetit kontraktor në fjalë brenda 7 ditëve nga dita e nesërme e punës kur ankimuesi është vënë në dijeni ose duhet të ishte vënë në dijeni për shkeljen e pretenduar, sipas këtij lig

 

  1. 3. Me marrjen e ankesës me shkrim, autoriteti kontraktor pezullon vazhdimin e procedurës së prokurimit, derisa ankesa të jetë shqyrtuar plotësisht, përfshirë dhe nxjerrjen e një vendimi përpara skadimit të afatit kohor, të përcaktuara në pikat 5 dhe 6

të këtij neni.

 

  1. 4. Nëse është e nevojshme, autoriteti kontraktor zgjat afatet kohore të procedurës së prokurimit për periudhën e pezullimit, të përmendur në pikën 3 të këtij neni. Në rast se afatet kohore të procedurës së prokurimit, të njoftuara për ofertuesit, ndryshojnë për shkak të shqyrtimit të ankesës, autoriteti kontraktor duhet të njoftojë të gjithë ofertuesit për arsyet e zgjatjes së afatit koho

 

  1. 5. Autoriteti kontraktor shqyrton ankesën dhe merr një vendim të arsyetuar brenda 7ditëve pas marrjes së ankesës, të cilin duhet t’ia njoftojë ankuesit jo më vonë se në ditën vijuese të punës.

 

6.6  Çdo ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik bëhet kundrejt pagesës. Rregullat dhe tarifat e pagesës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”6. Nëse autoriteti kontraktor nuk shqyrton ankesën brenda afatit kohor të përcaktuar në pikën 5 të këtij neni, ose e refuzon atë, ankimuesi mund të paraqesë një ankesë me shkrim në Komisionin e Prokurimit Publik brenda 10 ditëvenga dita e nesërme e punës, pas përfundimit të afatit kohor, të përcaktuar në pikën 5 të këtij neni, ose, në rast se ankesa nuk pranohet nga autoriteti kontraktor, që nga dita kur ankuesi është njoftuar nga

autoriteti kontraktor. Një kopje me shkrim e ankesës i dërgohet detyrimisht edhe autoritetit kontraktor.

 

  1. 7. Ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik bëhet me formularin përkatës, ku shënohen emri dhe adresa e ankuesit, referimi për procedurën konkrete, baza ligjore dhe përshkrimi i shkeljes, pretendimi i ankuesit për vendimin përfundimtar, shkallët e ankimit, shoqëruar     me dokumentacionin përkatës dhe vendimin e autoritetit kontraktor” Elementet e mësipërme janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Komisioni i Prokurimit Publik e shqyrton ankesën në përputhje me këtë ligj, Kodin e Procedurave Administrative dhe rregullat e prokurimit publik. Mosndjekja e shkallëve të ankimit e bën ankesën të pavlefshme.

 

  1. 8. Me marrjen e ankesës së ankimuesit për në Komisionin e Prokurimit Publik, autoriteti kontraktor mban të pezulluar procedurën e prokurimit, me përjashtim të rasteve kur Komisioni i Prokurimit Publik vendos ndryshe, në përputhje me pikën 2, të nenit 64, të këtij Autoriteti kontraktor ia dërgon të gjithë informacionin që disponon për procedurën e prokurimit të ankimuar menjëherë, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 ditë, Komisionit të Prokurimit Publik.

 

9. Me marrjen e ankesës me shkrim të ankimuesit, Komisioni i Prokurimit Publik përgjigjet me shkrim lidhur me përmbushjen e elementeve formale të ankimit, brenda 5 ditëve, duke filluar nga dita e nesërme e punës. Kur për shqyrtimin e ankesës i kërkohet informacion apo dokumentacion autoritetit kontraktor, Komisioni i Prokurimit Publik merr vendim, jo më vonë se 15 ditë pas marrjes së informacionit apo dokumentacionit të kërkuar.

10. Përjashtimisht, nëse Komisioni i Prokurimit Publik, për shkaqe të ligjshme, nuk arrin të marrë një vendim brenda afatit 15-ditor, duhet t’i bëjë të ditur palëve në proces, arsyet e mosmarrjes së këtij vendimi. Nga ky moment, brenda 15 ditëve, Komisioni i Prokurimit Publik ka detyrimin të dalë me vendimin përfundimtar për shqyrtimin e ankesë.

11. Për procedurat e prokurimit, për të cilat nuk bëhet njoftim publik, sipas nenit 38 të këtij ligji, nuk zbatohen dispozitat lidhur me procedurat e ankimit administrative.

 

You may also like...