PROJEKT – VENDIM PËR DHËNIEN E NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR MUAJIN GUSHT 2020

Bazuar në Ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b, nenin 21 të Ligjit Nr.57,datë 18.07.2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”  në  pikën 1 të Kreut IV të Vendimit Nr.957, datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike dhe fondit të kushtëzuar”,  si dhe VKB Nr.4, datë 30.01.2020, “ Mbi miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondet e buxhetit Vendor”, për familjet që nuk i plotësojnë të gjitha kriteret për  dhënien e ndihmës ekonomike, si dhe në bazë të materialit të paraqitur nga Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimit Social  për Këshillin e  Bashkisë

 

 

 

V E N D O S A:

 

 

  1. Të përfitojnë ndihmë ekonomike nga fondet e kushtëzuara për  muajin Gusht 2020 gjithësej 15 familje me një fond prej 37.796 (tridhjetë e shtatëmij e shtatëqind e nëntëdhjete e gjashtë)lekë
  1. Familjet  që përfitojnë  ndihmë ekonomike nga  fondet e kushtëzuar sipas njësive janë:

 

 

 

Nr Njësitë      administrative    NDIHMË                     EKONOMIKE
nr lekë
1 Qëndra e Bashkisë       Vlorë 14 35.196

 

3 Njësia Administrative Orikum   1                         2.600
Gjithësej 15 37.796

 

  1. Familjet përfituese janë në listën emërore bashkëlidhur materialit .
  1. Masa e pagesës për familjet përfituese përllogaritet sipas V.K.M nr. 957, datë 04.09.2019 “Per përcaktimin e kritereve,të proçedurave,dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike” pika 1,kreu IV .
  2. Ndihma ekonomike të fillojë në datën 01.08.2020 dhe pagesa të bëhet mbas datës 31.09. 2020.

 

  1. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Financës dhe Drejtoria e Ndihmës dhe Shërbimit Social .
  2. Ky vendim hyn në fuqi sipas ligjit Ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetqeverisjen Vendore”, neni 9 pika 1/1 a dhe 1/1 b .

                                                                                                  

 

 

                                                   

 

                                                  

 

                                                       K R Y E T A R I

 

                                                                                            Dritan Leli

                 

You may also like...