PROJEKT-VENDIM“PËR MIRATIMIN E KËRKESËS PËR TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË VLORË TË HANGARËVE PËR STREHIM AVIONËSH ME SIPËRFAQE TRUALLI 5264 M2 SI DHE TE OBJKETEVE PËRKATËSE”

“PËR MIRATIMIN E KËRKESËS PËR  TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË VLORË TË HANGARËVE PËR STREHIM AVIONËSH ME SIPËRFAQE TRUALLI 5264 M2 SI DHE TE OBJKETEVE PËRKATËSE”

 

Bazuar në  Ligjin Nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 8, neni 9.1 pika 1/b dhe 2, Neni 54 pika e, në Ligjin nr.8743 datë 22.02.2001 “ Për pronat e paluajtshme të shtetit”, Në Ligjin nr.8744 datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajshtme publike  të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, Në V.K.M nr.500, datë 14.08.2001 “Për inventarizimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e pronave në Njësitë e Qeverisjes Vendore” si edhe në Udhëzimin nr.15, datë 30.06.2003 “Mënyrën e paraqitjes nga Njësitë e Qeverisjes Vendore të kërkesave për transferimin në pronësi të tyre të pronave të paluajtshme publike”, pasi mori në shqyrtim relacionin e paraqitur nga Administrata e Bashkisë, Këshilli i Bashkisë Vlorë në mbledhjen e datës________________.

 

VENDOSI:

  1. Të miratojë kërkesën për transferimin në pronësi të Bashkisë Vlorë të” Hangarëve Për Strehim Avionësh” të sipërfaqes së truallit prej 5264 m2   për pasuritë me nr.pasurie 3/103,2/203,2/204, 2/204,2/205, 3/27-T si dhe  3/27 ND në Zonën Kadastrale 8605,  si dhe objektet brenda saj aktualisht në pronësi të Shtetit, truall i cili do të përdoret në funksion të projektit  të Bashkisë Vlorë për ndërtimin e një Tregu Publik.

 

  1. Ngarkohet Kryetari dhe Administrata e Bashkisë të kryejë procedurat përkatëse ligjore deri në vendimarrjen e Këshillit të Ministrave për kalimin e pronësisë sipas pikës 1.

 

  1. Ky Vendim hyn në fuqi bazuar në Ligjin nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Neni 55 pika 6.

        

    KRYETARI   

                                                                                 

      Dritan Leli

 

 

You may also like...