SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL (dy pozicione “Specialist Arkitekt” në Drejtorinë e Urbanistikës)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

DHE PËR
PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL
(
dy pozicione Specialist Arkitekt” në Drejtorinë e Urbanistikës)
Lloji i diplomës
: “Arkitekturë”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit
25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe
të Kreut II, IV dhe VI të
VKM nr. 243, datë 18.3.2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë
Vlorë
shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:
Specialist Arkitekt” Drejtorinë e Urbanistikës kategoria IV2
Pozicion
et më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për
procedurën e
lëvizjes paralele ne sherbimin civil!
Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicion
et janë
ende vakant
e, ato janë vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në
shërbimin civil.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe
ngritje në detyrë aplikohet në të
njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LËVIZJE PARALELE:
22 SHKURT 2026
Afati për dorëzimin e dokumentave për

PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL:
27 SHKURT 2026
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin Specialist Arkitekt është:
a.
Vlerëson dokumentacionin që shoqëron aplikimet e kryera elektronikisht në fazën e
shqyrtimit në formë dhe në përmbajtje të këtij dokumentacioni;

b.
Harton procedurat për Planin e Detajuar Vendor;
c.
Trajton në kohë dhe me profesionalizëm kërkesat e qytetarëve/subjekteve ndërtuese,si dhe
korrespondencën me institucionet në përputhje me aktet ligjore ne fuqi;

d.
Ndjek detyrat e ngarkuara nga eprori dhe raporton për çdo problem del gjatë
punës
;
1
LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të

gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;

b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a
Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor “Arkitekturë”. Edhe diploma e nivelit
“Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

1.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë
Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë,
dokumentat si më poshtë:

a
Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezimemanuale/60jeteshkrimistandard

b
Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë
Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

c
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
g
Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h
Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
i
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës
22.02.2026.
Bashkia Vlorë

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën
24.02.2026, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në portalin
“Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit
të Bashkisë, listën e kandidatëve
plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta,
datën e intervistës, vendin dhe orën.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta

do të njoftohen individualisht nga
Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë, nëpërmjet
adresës
së email, për shkaqet e moskualifikimit.
1.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e Territorit
Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e
funksioneve publike”,

Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
1.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me

fushën, si dhe vlerësimet pozitive.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:

a)
40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet
apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;

b)
60 pikë intervista me gojë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,

mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të

Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014
0321125244/udhezime/426udhezimnr2date27032015
1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve,
Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të
shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të
Bashkisë.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për

shpallje
n e fituesit.
2 PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se pozicion
et e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të
procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende
janë vakante, këto pozicione janë
vlefsh
me për konkurimin nëpërmjet procedurës pranimit shërbimin civil për
kategorinë ekzekutive.

Këtë Informacion do ta merrni në faqen e
Bashkisë Vlorë.
2.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NE
SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil të cilët

plotësojnë kërkesat e nenit 21 të ligjit nr. 152/2013:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a
Të jetë shtetas shqiptar;
b
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c
Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e
një kundërvajtjeje penale me dashje;

f
Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas
ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a
Të zotërojnë një diplomë të nivelit Master Shkencor “Arkitekturë”. Edhe diploma e nivelit
“Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

2.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a
Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime
manuale/60jeteshkrimistandard
b
Fotokopje të diplomës (perfshire edhe diplomen bachelor). Për diplomat e marra jashtë
Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

c
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d
Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.
Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda

datës
27.02.2026 në adresën
Bashkia Vlorë

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

Shqipëri

2.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën
09.03.2026, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë në faqen
zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që

plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë, si dhe datën,

vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret

e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e

moskualifikimit
(nëpërmjet adresës së email).
2.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI
ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e Territorit”
Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e
funksioneve publike”,

Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a
Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për
pozicionet;

b
Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c
Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a
deri në 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
b
deri në 60 pikë për vlerësimin me shkrim
c
deri në 25 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,
mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të

Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014
0321125244/udhezime/426udhezimnr2date27032015
2.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare

dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë

procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet
(nëpërmjet adresës
së e
mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion

në faqen e Bashkisë Vlorë për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit:

për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme

faqen e Bashkisë Vlorë duke filluar nga data
24.02.2026.

You may also like...