SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE 1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)” në Kopshtin Nr. 7

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE

1 (një) pozicion“Edukatore (mësues parashkollor)

në Kopshtin Nr. 7

Bazuar në Ligjin Nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Ligjin Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Udhëzim Nr.12, Datë 10.06.2021 Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë””, Listen me rezultatet e kandidateve te profilit Arsimi Parashkollor, te portalit “Mesues per Shqiperine” 2021 ardhur me shkresën nr. 1806/2 Prot., datë 24.09.2021, ardhur nga DPAP, hyrë në Bashki me nr. 13290, datë 29.09.2021, Urdhër Nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzim Nr. 30, Datë 12.09.2018 Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar”, shkresës nr. 15226 prot., datë 17.11.2021 “Njoftim per dalje ne pension dhe shkresës nr. 15226/1 prot., datë 01.12.2021 “Kerkese” nga Kopshti Nr. 7.  

Shpallet procedura për vendin e lirë të punës:

Edukatore (mësues parashkollor) me kohë të plotë:

në Kopshtin pranë Kopshtit Nr. 7

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për procedurat dhe kriteret e veçanta bazohen në:

Udhëzim Nr.12, Datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues Për Shqipërinë””.

You may also like...