SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE ADMINISTRATOR NË RAJONIN NR. 5,

BASHKIA VLORË

REPUBLIKA E SHQIPERISË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE 

SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE

Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë: 

  • Administrator në Rajonin nr. 5, Bashkia Vlorë 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

 

  • Mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat në kompetencën e bashkisë dhe njofton strukturat kompetente të bashkisë në rast të konstatimit të veprimeve në kundërshtim me ligjin.
  • Mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë.
  • Harton planin periodik të punës dhe e paraqet atë për miratim tek Kryetari i Bashkisë, jep informacion me shkrim per ndjekjen e objektivave të percaktuara në të, në përputhje me urdhërat e nxjerra për këtë qëllim.
  • Ndjek zbatimin e Urdhërave të miratuar nga Kryetari i Bashkisë; sipas rastit nxjerr njoftimet përkatëse, bashkërendon punën  me Drejtoritë përgjegjëse për realizimin e tyre, jep informacion.
  • Përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj territorial, si dhe dhe mbikëqyr, pasmiratimit, zbatimin e tyre, sipas ligjit.
  • Ndjek proceduren ligjore per rastet e femijeve te gjetur dhe te femijeve te paregjistruar ne gjendjen civile. Krijon dhe administron dosjen perkatese per cdo rast te paraqitur.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

 

  1. Të jenë shtetas shqiptar;
  2. Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” Arsim i lartë. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  3. Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
  4. Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës  16.04.2026.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.

 

 

You may also like...