SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE PUNONJËS ME KONTRATË “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E PYJE-KULLOTAVE, BASHKIA VLORË”
REPUBLIKA E SHQIPERISË
BASHKIA VLORË
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE
PUNONJËS ME KONTRATË
Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:
- Përgjegjës në Sektorin e Pyje-Kullotave, Bashkia Vlorë
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Zhvillon hartimin e projekteve për zhvillimin strategjik të pyjeve dhe kullotave.
- Zbaton kërkesat e akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë cështjet e administrimit të pyjeve dhe të kullotave.
- Raporton për situatën e pyjeve dhe të kullotave në territorin e Bashkisë Vlorë nëpërmjet studimeve, analizave dhe informacionit përkatës.
- Bën administrimin e fondit pyjor dhe kullosor në territorin e Bashkisë Vlorë.
- Bashkëpunon me agjensitë e parqeve për organizimin e shërbimit pyjor dhe inspektimin e pyjeve dhe kullotave.
- Merr pjesë në hartimin e projekteve tekniko ekonomike si dhe të planeve për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve pronë publike ose private në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Harton dhe shqyrton dokumentacionin tekniko ligjor për procedurat e dhënies në përdorim të pyjeve dhe kullotave
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jenë shtetas shqiptar;
- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Shkenca juridike.Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune.
- Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMI
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës 24.03.2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesit në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit.





