SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE  PUNONJES ME KONTRATË “Specialist në Sektorin e Financës, Ndërmarrja e Pastrimit, Bashkia Vlorë”

REPUBLIKA E SHQIPERISË

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

 SHPALLJE PER VENDE TE LIRA PUNE

 PUNONJES ME KONTRATË

 Në mbështetje të Ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit nr. 228 datë 31.12.2025 të Kryetarit të Bashkisë Vlorë “Për miratimin e Strukturës organizative të Bashkisë Vlorë, Institucioneve të varësisë dhe Funksioneve të deleguara – 2026”, Bashkia Vlorë shpall procedurat e konkurrimit për vendin e lirë:

  • Specialist në Sektorin e Financës, Ndërmarrja e Pastrimit, Bashkia Vlorë

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgjigjet përpara Përgjegjësit të Sektorit të Financës për implementimin dhe zbatimin e proçedurave të lidhura me veprime që gjenerojnë shpenzime dhe/ose të ardhura si dhe garantimin e përputhshmërisë me ligjin, me qëllim realizimin e misionit të sektorit të financës;
  • Zbaton buxhetin vjetor të institucionit dhe të gjitha vendimeve financiare;
  • Realizon rregjistrimin e të ardhurave dhe regjistrimin e shpenzimeve sipas ligjit brenda vitit financiar;
  • Kryen kontabilizimin e shpenzimeve kapitale, shpenzimeve koherente, veprimeve të bankës, arkës, magazinës, ditarin e veprimeve të ndryshme dhe Thesarit;
  • Përgatit borderot e pagave, vërtetime për pagat dhe sigurimet shoqërore sipas kërkesave për punonjesit e institucionit
  • Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i Ndërmarrjes, në përputhje me funksionin dhe legjislacionin në fuqi

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të jenë shtetas shqiptar;
  2. Të zotërojnë një diplomë në Shkenca ekonomike, niveli minimal Master profesional;
  3. Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
  4. Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Diplomë e noterizuar (përfshirë dhe diplomën “Bachelor”). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo në sportelet e Bashkisë Vlorë brenda datës  20.03.2026.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesit në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit.

 

 

You may also like...