Tabela për nxënësit aplikues të shkollave në Bashkinë Vlorë sipas VKM 666
Në zbatim të VKM-së nr. 666, datë 10.10.2019 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike” të ndryshuar, Bashkia Vlorë shpall listën e plotë të aplikuesve, me dosje të plota dhe ata me mungesa në dokumentacion.
Të gjithë aplikuesit me dosje jo të plota duhet të sjellin dokumentet që mungojnë, në rast të kundërt do të humbasin të drejtën për tu trajtuar me bursë për vitin shkollor 2025-2026.
Për dosjet me mungesa, dokumentacioni për plotësim i është dërguar shkollave me qëllim komunikimin e tij tek aplikuesi.
Dokumentacioni plotësues duhet të dorëzohet dorazi në Bashkinë Vlorë, pranë sporteleve të One Stop-it brenda datës 09.12.2025 ora 16.00.



