THIRRJE PËR PROJEKT PROPOZIME
BASHKIA VLORË
Bashkia e Vlorës – Së bashku për një qytet më të gjallëruar dhe inovativ!
THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME
APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKO–KULTURORE, TURISTIKE DHE SPORTIVE NË VIJIM TË VITIT 2025 DHE APLIKIM PËR MBËSHTETJE PËR PROJEKTE ARTISTIKO–KULTURORE, TURISTIKE DHE SPORTIVE PËR VITIN 2026.
Bashkia Vlorë shpall thirrjen publike për paraqitjen e projekt–propozimeve nga të gjithë subjektet e interesuara – individë, organizata, institucione, shoqata kulturore e sportive, si dhe subjekte të tjera jofitimprurëse – që veprojnë në fushat e artit, kulturës,sportit, turizmit, inovacionit krijues dhe aktiviteteve me impakt publik.
Qëllimi i thirrjes
Thirrja ka për qëllim mbështetjen dhe përzgjedhjen e projekteve cilësore, me ndikim të qartë në komunitet, që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, promovimin e identitetit kulturor dhe turistik të Bashkisë Vlorë, si dhe në nxitjen e pjesëmarrjes qytetare e rinore në jetën kulturore e shoqërore të qytetit.
Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 datë 27.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1173, datë 06.11.2009 “Për përcaktimin e rregullave për organizimin e ngjarjeve kulturore, artistike dhe sociale nga organet e qeverisjes qëndrore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura” Vendimin e Këshillit Bashkiak Vlorë Nr. 111, datë 27.12.2024 “Për miratimin e Buxhetit të Bashkisë Vlorë për vitin 2025”
Fushat e aplikimit
Kjo thirrje përfshin:
Aktivitetet për pjesën e mbetur të vitit 2025, që synojnë pasurimin e jetës kulturore dhe turistike të qytetit përmes iniciativave që sjellin energji të re, rrisin pjesëmarrjen e publikut, promovojnë vlerat lokale dhe kanë ndikim pozitiv në komunitet.
Projektet për 2025 synojne të jenë në fushën e artit, kulturës, sportit, turizmit, inovacionit krijues dhe aktiviteteve me impakt publik, në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të identitetit kulturor të Bashkisë Vlorë
Aktivitetet artistiko–kulturore dhe sportive për vitin 2026, duke përfshirë ngjarje performuese, festivale, ekspozita, programe edukimi kulturor dhe nisma që nxisin zhvillimin e artit, kulturës, sportit dhe turizmit lokal, në përputhje me prioritetet e Bashkisë Vlorë.
Projektet për 2026 synojnë të jenë projekt-propozimeve artistiko-kulturore dhe sportive. , Nismat me karakter festiv, performues,etj për pasurimin e jetës kulturore dhe turistike të qytetit përmes iniciativave sjellin energji të re, rrisin pjesëmarrjen e publikut, promovojnë vlerat lokale dhe kanë ndikim pozitiv në komunitet, si edhe aktivitete sportive që nxisin përfshirjen e komunitetit dhe të rinjve, në përputhje me prioritetet e Bashkisë Vlorë.
Kushtet dhe afatet e aplikimit
Subjektet e interesuara ftohen të dorëzojnë projekt–propozimet e tyre brenda afateve të përcaktuara, duke respektuar në mënyrë të plotë kriteret, dokumentacionin shoqërues dhe procedurat e përcaktuara nga Bashkia e Vlorës.
Të gjitha projektet e paraqitura do të vlerësohen mbi bazën e cilësisë, realizueshmërisë dhe impaktit të tyre në komunitet, në përputhje me fondet e miratuara në buxhetin vjetor të Bashkisë Vlorë 2025 dhe paraqitjen e Projekt- buxhetit 2026.
Më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes:
Aplikuesit për projekte kulturore-artistike, dhe turistike mund të jenë:
Persona Juridikë si: OJF (Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
Afati Kohor
Afati i dorëzimit nga data 30.10.2025 deri më 15.11 .2025. (me postë ose pranë bashkisë Vlorë)
- Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Vlorë
2.Formulari i aplikimit
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi total i projektit
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.
5. Preventivi për Bashkinë Vlorë
Zërat e këtij preventivi i paraqiten Bashkisë Vlorë për aprovim.
- Dokumentacioni që kërkohet nga aplikantët për projekte kulturore-artistike.
Aplikantët duhet të jenë shqiptarë ose me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë kohës së aplikimit dhe zbatimit të projektit.
Projektet duhet të kenë zhvillim gjatë 1 viti kalendarik për vitin 2026.
Deklarata e te Drejtes se Autorit
Deklarata e Konfliktit te Interesit
Deklarata e te Drejtes se Autorit
Shënim: Dokumentat duhet të jenë të firmosura (dhe të vulosura kur janë me NIPT) nga aplikanti.




